Ambasada gjermane, mesazh të fortë Qeverisë shqiptare: Problem krimi i organizuar, korrupsioni në nivele të larta!

137
Sigal

Ambasada Gjermane ka reaguar pas çeljes së negociatave për Shqipërinë. Përmes një postimi në rrjete sociale, ambasada thotë se do të mbështesin Shqipërinë në rrugën europiane.

Por ajo që i vihet në dukje Ramës nga Gjermania, është korrupsioni i lartë dhe krimi i organizuar në Shqipëri. “Bisedimet për anëtarësim në BE kanë filluar! Gjermania do të vazhdojë të mbështesë më tej Shqipërinë, edhe në hapat e ardhshëm të zbatimit të reformës në drejtësi.

Lufta kundër pandëshkueshmërisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten synimet kryesore të reformave në Shqipëri. Në procesin e anëtarësimit sundimi i ligjit është tejet parësor.”-shprehet Ambasada Gjermane.