Po shkëlqen me moshat e Gjermanisë dhe në Serie A, Shqipëria “all-in” për shërbimet e Ibrahimovic

Arijon Ibrahimovic është padikskutim lojtari i momentit në Itali dhe në vendin tonë.

Talenti shqiptar ishte protagonist absolut në fitoren e Frosinones ndaj Empolit në Serie A.

Sigal

17-vjeçari arriti që të asistonte për Marvin Çunin, ndërsa do të shnëonte edhe një gol për t’i dhënë fitoren 2-1 skuadrës së tij.

Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se FSHF-ja ka tentuar që ta bëjë lojtarin pjesë të kombëtares shqiptare.

Në fakt Alban Bushi e ka kërkuar talentin e Frosinones ta ketë pjesë të skuadrës për Europianin e 2025 me Shpresat.

Ibrahimovic nuk ka dhënë një përgjigjje përfundimtare duke lënë kështu gjithçka të hapur për të ardhmen.

Kujtojmë se 17-vjeçari është pjesë e Gjermanisë së moshave dhe në total ka luajtur në 23 ndeshje dhe ka shënuar 11 gola.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me këtë “operacion”.