Plas te Vllaznia, futbollistët takojnë Licin dhe nuk dalin në stërvitje

274
Sigal

Futbollistët e Vllaznisë nuk dolën në stërvitje pa takuar më parë administratorin Suad Lici. Të grumbulluar në fushën e Golemit, pak kilometra larg Shkodrës, ata kanë pritur drejtuesin e kuqebluve.

Ky i fundit ka ardhur dhe menjëherë ka nisur të diskutojë për problematikat që ka klubi dhe kërkesat emergjente të futbollistëve. Këta të fundit janë të vendosur që në rast se nuk marrin rrogat, të bojkotojnë stërvitjen.

Futbollistët sipas mediave në Shkodër edhe pas mbledhjes vendosën që të mos dilnin në stërvitje, duke e bojkotuar deri në momentin që do të zgjidhet problemi i katër muajve pagë të prapambetur, si dhe çështja e kontratave që mbarojnë në fund të këtij muaji.