Real Madrid, fitues e dominues në Europë

585
Nga Agron KAJA
UEFA / Dy ditë pas triumfit madrilen, publikohet skuadra e vitit në Ligën e Kampioneve, mes 18 futbollistëve, 12 prej tyre luajnë në Spanjë
Sikundër bën në çdo fundsezoni, edhe këtë herë UEFA nuk ka vonuar që të shpallë listën e lojtarëve më të mirë të Ligës së Kampioneve. Këtë herë ka një dominancë dalluese, ku Reali Madridit kryeson me 8 futbollistë. Mes 18 lojtarëve listuar, janë dy portierë, 5 mbrojtës, 6 mesfushorë dhe 5 sulmuesa, mes të cilëve, 8 janë nga Reali, dhe 3 nga Juventusi. Sigurisht që nuk mungojnë edhe lojtarë të Atletiko Madrid apo disa skuadrave të tjera, si Mbappe apo Leëandoëski. UEFA e ka shoqëruar përzgjedhjen e saj edhe me motivimet përkatëse të mbikëqyrësve teknikë. Kështu, sa i përket portës, Bufon mbetet një simbol i vërtet i “Zonjës së vjetër”, zëvendës i tij është Oblak i Atletikos, një portier me shumë kualitete. Në mbrojtje nuk mund të mungonin Karvajal dhe Marcelo, dy anësorët e Realit, me spanjollin që është përmirësuar nga ndeshja në ndeshje dhe brazilianin që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për formacionin madrilen. Mbi të gjithë është Serxhio Ramos, kapiten dhe udhëheqës i kampionëve të rikonfirmuar të Europës, edhe pse për këtë, ka disa “vërejtje” për disa sjellje josportive në fushë. Bonuçi i Juventusit, një nga shtyllat e repartit të prapavijës të bardhezinjve, ndërkohë që, i pesti, por jo më pak i rëndësishëm, është Godin i Atletikos. Edhe mesfusha dominohet nga madrilenët, me Kasemiron që shquhet për ekuilibrin që i ka dhënë repartit të mesfushës te Reali, Toni Kros, një mesfushor që është tejet i sigurtë në zotërimin, dhe Luka Modriç vlerësohet për shpejtësinë e tij në manovrim dhe kontributin që jep skuadrës në fazën sulmuese. Mesfushori-sulmues Isko, është konsideruar perfekt, di të driblojë, të pasojë, por edhe të shënojë nga çdo zonë e fushës, ndërsa i vetmi juventin që përfshihet në këtë repart, është Pjaniç, një lojtar vendimtar për ecurinë e “Zonjës së vjetër”. Këtu përfshihet edhe Bakajoko i Monakos, një lojtar që ishte shtylla e mesfushës së një skuadre të jashtëzakonshme për këtë. Sulmi pwrbwhet nga Ronaldo dhe Mesi, të dy pretendentë të vazhdueshëm për “Topin e Artë”, me portugezin që shpallet kryegolashënues për të pestin vit radhazi, por Mesi është golashënuesi i dytë më i mirë. Nuk mund të lihej jashtë Griezman i Atletikos, golat e të cilit e çuan aq larg ekipin e dytë madrilen. Një risi e këtij formacioni është Mbappe, e merituar pas performancave të jashtëzakonshme me Monakon, ku vlerësohet si i riu më i mirë i një skuadre me shumë lojtarë të rinj. Është edhe një sulmues tjetër, Levandovski i Bajern Mynih, efikas si gjithmonë. Nëse Bajerni është një ekip i frikshëm, një meritë e veçantë i takon polakut.
Portierë: Bufon i Juventus, Oblak i Atletiko Madrid. Mbrojtësa: Karvahal, Marselo, Ramos të Real, Godín i Atletiko Madrid e Bonuçi i Juventusit. Mesfushorë: Modriç, Kros, Kasemiro e Isko nga Reali, Pjaniç i Juventusit dhe Bakajoko i Monakos. Në sulm: Ronaldo i Real, Mesi Barcelona, Antuan Griezman i Atletiko Madrid, Mbapé i Monako dhe Levandovski i Bajern Mynih.
Kukësi në ethe të dyfishta: Merkato dhe Champions
Fundjava e kaluar, e ka formatuar listën me kundërshtarët e mundshëm të Kukësit në ndeshjet e Ligës së Kampioneve. Ka qenë skuadra e Legia-s e Varshavës, e cila ka kompletuar listën me 17 skuadrat e mundshme, me të cilat mund të përballet Kukësi. Nga skuadrat që mendohet të sfidojnë Kukësin në turin e dytë eliminator, duket se do të jetë një short i vështirë, edhe për faktin se, koeficienti i ulët i ka klasifikuar në vazon e dytë. Për ta përballuar këtë ngarkesë, klubi nuk po tregohet shumë aktiv në treg, edhe pse mediatikisht ka shumë fjalë. Ndoshta kjo situatë vjen edhe për faktin se Presidenti i Klubit, Safet Gjici, si kandidat për deputet në Legjislaturën e ardhshme, është duke u marrë me fushatën elektorale. Kështu, ende nuk asnjë lojtar të afruar, edhe pse emra ka shumë, të ofruar nga menaxherë të huaj, por shumica janë lojtarë që nuk i afrohen nivelit që kërkon skuadra kuksiane.
Skuadra Shteti Koefic.
Sëlltik Skoci 42.785
RB Salzburg Austri 40.570
Kopenhagen Danimarkë 37.800
Ludogorets Bullgari 34.175
Bate Borisov Bjellorusi 29.475
Legia Varsha. Poloni 28.450
Apoe Qipro 26.210
Maribor Slloveni 21.125
Karabah Azerbajxhan 18.050
Malmo Suedi 16.945
Astana Kazakistan 16.800
Partizani Serbi 16.075
Rijeka Kroaci 15.550
Rosenborg Norvegji 12.665
Sherif Tirasp. Moldavi 11.150
Hapoel Izrael 10.875
FH Islandë 6.175
Kombëtarja U 21, dje miqësorja e provës me Francën
Eliminatore, Evropiani 2019
Grupi 2-Shqipëria U 21
Viti 2017-Ndeshjet
Datë 12 qershor 2017 
Shqipëri-Estoni 
Datë 31 gusht 2017 
Irlanda V-Shqipëri
Datë 4 shtator 2017 
Islandë-Shqipëri
Datë 10 tetor 2017 
Shqipëri-Islandë
Datë 10 nëntor 2017 
Shqipëri-Irlanda V

GRUPI 2-PËRBËRJA
Skuadrat Nd P
1.Spanja 0 0
2.Sllovakia 0 0
3.Islanda 0 0
4.Shqipëria 0 0
5.Estonia 0 0
6.Irlanda V 0 0
Sigal