Transporti publik gati të rikthehet pas 2 muajsh pezullim

477
Sigal

Prej datës 11 mars transporti publik është pezulluar për shkak të pandemisë Covid-19. Ende nuk ka një datë të saktë se kur mund të rinisë puna por operatorët e transportit publik kanë ndërmarrë disa masa për të siguruar distancimin fizik. Sipas kreut të Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas, Rixhin Qoshja, sistemi i biletës elektronike nuk do të sjellë papunësi të faturinove.

Duke u bazuar në disa prej modeleve që janë aplikuar jashtë vendit, është bërë një organizim në sediljet për pasagjerët, si dhe do të jetë i detyrueshëm përdorimi i maskave dhe dorezave.

“Nevojë për ndihmë financiare do kemi patjetër, kjo është e sigurt sepse ne nëse rinisim nesër me këtë kapacitet të reduktuar që thamë do të thotë që ne gjenerojmë humbje në çdo ditë të punës, pra nuk flitet për fitim, që do të thotë falimentim. Kjo nuk do të përkthehet në rritje të çmimit të biletave pasi ne presim nga bashkia dhe qeveria për të gjetur zgjidhjen që ky aktivitet të mbijetojë pa rënduar tek qytetarët”-shpjegoi Qoshja

Qoshja shprehet do jetë në dorë të qytetarëve respektimi i masave. Zyrtarisht ende nuk ka një protokoll sigurie, por për operatorët e transportit urban duhet që puna të rinis sa më shpejt.