Përplasja helikopterit, konfirmohet vdekja e presidentit të ekipit të madh anglez

495
Sigal

Presidenti i ekipit të madh anglez Leicester City është mes 5 viktimave që vdiqën kur helikopteri i tij u rrëzua jashtë stadiumit.

Lajmi për vdekjen e Vichai Srivaddhanaprabha u konfirmua nga klubi i tij.

Srivaddhanaprabha, dy anëtarë të stafit, piloti dhe një pasagjer mbetën të vdekur kur avioni doli jashtë kontrollit dhe u rrëzua në një park makinash jashtë terrenit të klubit.

Mijëra buqeta me lule dhe shalle janë vendosur në vendin ku helikopteri shpërtheu në flakë.

Policia Leicestershire identifikoi viktimat si:

-Miliarderi tajlandez Vichai Srivaddhanaprabha

-Dy anëtarë të stafit të tij, Nursara Suknamai dhe Kaveporn Punpare

-Piloti Eric Swaffer dhe partnerja e tij Izabela Roza Lechowicz

Swaffer kishte mbi 20 vjet eksperiencë si pilot në avione private dhe në drejtimin e helikopterëve.

Incidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës rreth orës 20:30.

Helikopteri u rrëzua pasi u largua nga stadiumi, menjëherë pas një ndeshjeje të Premier League.

60-vjeçari, Vichai ishte i martuar dhe kishte katër fëmijë. Ai bleu Leicester City për 39 milion paund në vitin 2010.

Nën pronësinë e tij, klubi anglez fitoi Ligën Premier në vitin 2016.