U vaksinua me vaksinën ruse Sputnik, infektohet pas 2 muajsh me Covid-19 Presidenti i Argjentinës

279
Sigal

Presidenti i Argjentinës ka dalë pozitiv me Covid-19, pavarësisht se bëri vaksinën ruse Sputnik V në janar.

Alberto Fernández, 62 vjeç, u vaksinua publikisht në një spital të Buenos Aires më 21 janar, por pati ethe dhe dhimbje koke të lehta të Premten, duke e nxitur atë të testohej.

Diagnoza e tij u konfirmua me një test antigjeni, i ndjekur nga një test PCR, gjatë fundjavës.

Fernández tha: ‘Unë tashmë jam i izoluar, duke respektuar protokollin aktual dhe duke ndjekur udhëzimet e mjekut tim personal.

‘Unë kam kontaktuar njerëzit që kam takuar në 48 orët e fundit për të vlerësuar nëse ato janë të rrezikuar.’

Ekipi mjekësor i Presidentit tha se ai ishte ‘mirë, asimptomatik, me parametra brenda kufijve normalë’.

Fernández ka marrë të dyja dozat e vaksinës Sputnik, një në janar dhe e dyta në shkurt.