Përmbyset autobusi në Gana, 6 futbollistë humbin jetë

377
Sigal

Bota e futbollit është tronditur sërish në Gana. Skuadra e të rinjve ishin duke udhëtuar së bashku në një autobus, i cili ka pësuar aksident dhe la rezultuar fatal.

Autobusi pas aksidentit të pësuar, ka rënë në një lumë, nga ku kanë ndërruar jetë 6 lojtarë të rinj dhe rreth 30 të tjerë janë të plagosur rëndë.

Lajmi është konfirmuar nga Federata e Ganës, ku bëhet i ditur aksidenti dhe 6 lojtarë të rinj që kanë ndërruar jetë. Bilanci rrezikon që të bëhet edhe më i rëndë, pasi disa të plagosur janë në gjendje të rëndë.