Përfundon shitja 1.2 miliardë euro e Milanit, RedBird: Do ta ringrejmë klubin në majën e Europës

194
Sigal

RedBird Capital Partners njoftoi sot se ka përfunduar blerjen e klubit të Milanit për 1.2 miliardë euro. Pas disa muajsh tratativa mes palëve në fund është arritur akordi dhe grupi Elliott ka vendosur që ta shesë klubin e “Djallit” te RedBird. Në një njoftim në faqen zyrtare të klubit shkruhet:

“Si pronar i ri i Milan, RedBird do të vazhdojë të investojë në të gjitha fushat kyçe për promovimin e interesave sportive dhe komerciale të klubit, bazuar në rezultatet e arritura sezonin e kaluar, duke kulmuar me fitoren e kampionatit të Serisë A.

Përvoja e RedBird në menaxhimin dhe ndërtimin e aktiviteteve sportive globale do të sigurojë që momenti aktual të marrë më shumë energji në kapitullin tjetër të historisë legjendare të AC Milan.”

Ndërsa Gerry Cardinale, themeluesi i RedBird, tha: “Vizioni ynë për AC Milan është i qartë, ne do të mbështesim lojtarët tanë të talentuar, trajnerët dhe stafin në përpjekjet e tyre për të arritur sukses në fushë.

Ne do të sigurohemi që të shfrytëzojmë rrjetin tonë global të sporteve dhe mediave, përvojën tonë në mbledhjen dhe analizën e të dhënave, historinë tonë në zhvillimin e stadiumeve dhe mikpritjen për të arritur një qëllim, të mbajmë AC Milan në krye të Evropës dhe futbolli botëror”.