Protestë në Prishtinë për 11- vjeçaren e abuzuar seksualisht, kërkohet që vajzat të mbajnë spraj me vete

102
Sigal

Në Prishtinë është zhvilluar protestë për vajzën 11- vjeçaren, e cila u abuzua seksualisht nga nga 5 të rinj në datë 27 gusht 2022.

Thirrjet e protestuesve si “ Nuk është hera e parë”, “Nuk po ndihem e sigurt” kanë jehuar gjatë protestës.

Sakaq nga protestuesit është kërkuar që vajzave t’ju lejohet të mbajnë spraj me vete.Pasi kaluan të ndërtesa qeveritare, ish Pallati i Mediave ku hodhën bojë në ngjyrë të kuqe, pastaj te ndërtesa e Prokurorisë së Shtetit e stacioni policor, ku gjithashtu hodhën bojë në ngjyrë të kuqe në shenjë proteste, protestuesit u ndalen të ndërtesa e Qeverisë në qendër të Prishtinës.

“Duam veprime jo statuse facebooku”, ishte thirrja e protestuesve para zyrës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja e rëndë ndodhi më 27 gusht, ku dhunimi për më shumë se 7 orë i vajzës së mitur, i cili raportohet se ka nisur në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një vend tjetër të panjohur. Sipas dyshimeve të para, fillimisht tre të miturit, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari, abuzuan seksualisht vajzën e mitur, ndërsa më pas ka shkuar edhe 26-vjeçari Ekrem Rexhepi, të cilin e kishte thirrur vëllai i tij Gent Rexhepi.

Aktualisht mësohet se 11 vjeçarja është dërguar në një qendër strehimore, ku po ndiqet nga afër dhe nga stafet mjekësore.

Mësohet se Ekrem Rexhepi ka qenë i akuzuar për vjedhje dhe dhunë në familje.

Pas kësaj ngjarjeje, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqjen, teksa vendimi i tij është mirëpritur nga kryeministri Albin Kurti.