Makina përplas fëmijën 6-vjeç, e nisin me urgjencë në spital

303
Sigal

Nje femije vetem 6-vjecar eshte perplasur paraditen e sotme nga nje makine.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:30, në rrugën e “Durrësit” ne kryeqytet dhe femijen e kane transportuar me urgjence ne spital.

Policia ben me dije se femija i aksidentuar eshte nje 6 vjecar me iniciale D. B. Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.07.2020, rreth orës 10:30, në rrugën e “Durrësit”, mjeti me drejtues A.A., 48 vjeç, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale D. B, 6 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.