PHD. Anila Kalleshi: Benefitet shëndetsore të koriandrës. Kura natyrale për dhimbjet nga nervi shiatik

640
Sigal

 

Koriandër ose e njohur ndryshe cilantro apo Dhaniya në Indi, është një bimë e familjes “Apiaceae”. Emri shkencor është Coriandrum sativum dhe gjerësisht nihet si cilantro, majdanoz kinez, koriandër ose dhania në Indi, si dhe është një barnë e familjes opiate. Eshtë e vetme specie e Coriandrum, i cili është anëtari i vetëm i “tribusë” së Coriandreae. Le të shohim disa nga benefitet e mrekullueshme të saj.



Benefitet shëndetësore të koriandrës

Benefitet : Në Kinë, koriandra përdoret për të trajtuar çrregullimet e stomakut, dhe gjethet përtypen për të eliminuar frymën e keqe. Në mesjetë është përdorur si afrodiziak. Me kardamom, karafil, xhenxhefil dhe kanellë, kryesisht, pija u quajt “Hipocrás”.

Farat e koriandrës reduktojnë peshën
Farat e koriandrës janë gjithashtu  një nga erëzat më të zakonshme dhe shpesh zvëndësohen me gjethe koriandre në vakte të ndryshme. Gjithashtu mund të përdoret në përgatitjen e pijeve dhe çajit e cila ndihmon në humbjen e peshës. Të dyja si gjethet dhe farat janë diuretikë natyrale të fuqishëm që detoksifikojnë veshkat, mëlçinë, indet dhe reduktojnë fryrjen si dhe ju ndihmojnë të humbni peshë në mënyrë të shpejtë. Ato përmbajnë  përbërës që ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit në gjak dhe ulin nivelin e lartë të sheqerit në gjak, duke i dhënë nofkën “bima anti-diabetike”.

Shume benefite të tjera…

Duke siguruar nutrientë të përqëndruar pa shumë kalori dhe me shumë mundësi për të ndihmuar në një absorbim më të mirë dhe asimilimin e ushqimit që hani, koriandra mund të suportojë një mbështetje goxha të madhe për humbjen e peshës. Gjethet e koriandrës inkurajojnë sistemin tretës dhe gjithashtu ndihmojnë në eliminimin e kapsllëkut. Në të njëjtën kohë ndihmon në kurimin e diarresë.  Limoni në ujë të ngrohtë është aktualisht një pije “mrekulli” që ju furnizon me një energji të madhe gjatë ditës. Gjethet e koriandrës kanë sasi të larta antioksidantësh dhe ndihmojnë në tretje. Uji i ngrohtë me limon, duke qenë një kombinim i shkëlqyer për të humbur yndyrën rreth belit, gjithashtu ndihmon në reduktimin e peshës. Gjethet e koriandrës ndihmojnë në djegien e gjithë yndyrës të akumuluar në pjesë të ndryshme të trupit.

Veti të koriandrës
Koriandra është e pasur në vajëra që sillen në sistemin tretës, duke stimuluar oreksin dhe lehtësimin ndaj irritimeve. Koriandra ka gjithashtu shumë vitamina, vecanërisht A dhe K, por gjithashtu përmban  vitamina të nevojshme B, vitamina C dhe vitamina E.

Përdorimet e Koriandrës
Të gjitha pjesët e bimës janë të ngrënshme. Gjithësesi, gjethet e freskëta dhe farat e thara janë nga më të përdorurat  në kulinari.

Përdorimet e gjetheve të koriandrës
Gjethet e freskëta janë një përbërës esencial për shumë gatime. Gjethet e copëtuar gjithashtu përdoren si zbukurim, shtohen në fund të gatimit, përpara shërbimit ose në supëra e gatime të tjera.

Benefitet shëndetsore të koriandrës për përdorim medicinal
Në herbologji, përgatitjet e  koriandrës janë të përdorura për veti stimuluese, anti-spasmodike dhe në lidhje me stomakun. Për shkak të vetive anti-bakteriale, përdoret për të hequr qafe erën e keqe të gojës duke përtypur gjethet.

KURA NATYRALE PER DHIMBJET NGA NERVI SHIATIK

Për nervin shiatik merrni 30 gram vaj gruri, 100 gram tinturë jodi, 4 lugë gjelle me vaj ulliri, 1 lugë gjelle me naftalinë, 30 tableta aspirina, 1 kuti rozmarinë të njomë. Përzijini në një enë së bashku dhe lihen në qetësi për 5 orë. Bëhet një formë pomade për lyerje, pastaj çdo ditë me këtë i bëhet masazh këmbës për 15-20 minuta, atje ku është ngacmuar nervi shiatik.

Kjo kurë duhet të vazhdojë 7-10 ditë.

Merrni 20 gramë kore shelgu, gjethe dhe sythe mështekne, 10 gramë lule shtogu, pak lule bliri, gjethe hithri si edhe këputje. Pasi grihen mirë dhe përzien, merrni 1 lugë nga kjo përzierje dhe e zieni në një enë me kapak të mbyllur për 5 minuta, me 200 ml ujë. Pas 10 minutash hiqet nga zjarri, kullohet dhe pihet sa më i ngrohtë. Nëse dhimbjet e nervit shiatik janë të forta, nga përzierja merrni 4 lugë, dhe i vloni 5 minuta në gjysmë litri ujë. Pas 10 minutash largohet nga zjarri, kullohet, ëmbëlsohet me pak mjaltë dhe pihet çdo 2 orë nga 1 gotë çaj, por të jetë sa më i nxehtë. Merrni 2-3 kallinj nga bredhi i bardhë. Përvëlojeni me 200 ml ujë të sapovaluar. Pas 2 orësh kullohet. Ëmbëlsojeni pak me mjaltë dhe pijeni të ngrohtë në mëngjes esëll dhe mbrëmje vonë, nga një gotë çaji.