Perez ‘thumbon’ Ronaldon: Topi i Artë do mbetet gjithmonë tek Real Madrid

453
Sigal

Luka Modric i ‘rrëmbeu’ këtë vit nga duart Cristiano Ronaldos Topin e Artë.

Dhe nuk ka munguar reagimi i presidentit të Real Madrid, pasi lojtari i tij fitoi çmimin që çdo futbollist ëndërron.

Florentino Perez ‘thumboi’ ish-yllin e klubit, Ronaldon duke thënë se “Topi i Artë” do mbetet tek Real Madrid.

Ai u shpreh se Luka Modric nuk do të jetë lojtari i fundit i klubit që fiton çmimin.

Përpjekjet e Modriç për Realin dhe për Kroacinë në Kupën e Botës 2018 nuk mbetën pa u shpërblyer.

Ronaldo, i cili u bashkua me Juventusin në korrik, është fitues 5 herë Topit të Artë.

Ai mori çmimin katër herë (2013, 2014, 2016 dhe 2017) kur ishte lojtar i Madridit.

Ronaldo pretendoi se u largua nga klubi spanjoll për shkak të mosmarrëveshjeve me Perez, megjithatë Modric ka vazhduar dominimin e Real Madridit në këtë drejtim, duke marrë trofeun e “France Football”.

“Real Madrid ka një lidhje shumë të rëndësishme me këtë trofe prestigjioz. Është një histori e bukur dashurie midis Topit të Artë dhe Real Madrid ndaj jam i sigurt se do të vazhdojë,”-tha Perez.

Është hera e 10-të në histori që një lojtar i Real fiton çmimin ndërasa Modric u bë lojtari i shtatë individual nga klubi që e fitoi Topin e Artë.

Alfredo di Stefano fitoi dy nga katër çmimet e para të Topit të Artë në vitin 1957 dhe 1959, ndërsa shoku i ekipit Raymond Copa mori trofeun në vitin 1958.

Pavarësisht këtij suksesi të hershëm, ata ishin dy lojtarët e fundit të Madridit që morën Topin e Artë për mbi 40 vjet, derisa një superstar i Portugalisë, Luis Figo, i dha fund mugesës së gjatë me fitoren e tij në 2000.