Trajneri Jurgen Fici: Dy sportistët tanë do përfaqësojnë me dinjitet notin shqiptar

845
Sigal

Nga Agron KAJA

LOJËRAT OLIMPIKE MESDHETARE/ Dje, delegacioni sportiv shqiptar udhëtoi për në “Tarragona 2018”, dy notarët dhe trajneri premtojnë rezultate të larta

Sot nisin zyrtarisht Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”, në të cilat Shqipëria merr pjesë në me një delegacion sportiv prej prej 94-vetësh, ndër ta 50 janë sportistë e trajnerë në sportet individuale, 47 të tjerë janë volejbollistë meshkuj e femra, së bashku me stafet e tyre. Në total do të garojnë në 14 disiplina sportive, mes tyre edhe dy notarët: Niklo Merizaj për femra dhe Franci Aleksi për meshkuj. Dje, para nisjes për në Spanjë, trajneri i notit në këto gara, Jurgen Fici, deklaroi për gazetën “Telegraf” se të dy notarët tanë do ta përfaqësojnë me dinjitet notin shqiptar në këtë event të madh ndërkombëtar. “Unë them se notarët Franc Aleksi e Nikol Merizaj e meritojnë të përfaqësojnë notin shqiptar në këto Lojëra. Dhe besoj e shpresoj shumë, se të dy do ta përfaqësojnë me dinjitet notin shqiptar, sepse edhe ecuria e rezultateve të tyre në dy-tre vitet e fundit ka qenë në progres. Prej tyre janë bërë përgatitje serioze, madje edhe jashtë Shqipërisë, çka nënkupton se noti shqiptar po përfaqësohet në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” me notarë cilësorë”, kështu theksoi fillimisht në deklarimin e tij trajneri i notit shqiptar në Tarragona, Jurgen Fici, i cili shpreson shumë për rezultate të larta nga Nikol dhe Franci. “Nuk bëhet fjalë vetëm për një pjesëmarrje të thjeshtë në këto Lojëra, nga të dy notarët tanë. Kur them se të dy synojnë rezultate të larta, nënkuptoj se mundësitë e Francit dhe të Nikolës janë që të arrijnë kohë të mira në të gjitha garat, përtej rekordeve kombëtare. Sepse të dy kanë treguar se rekordet kombëtare i kanë synim garë pas gare”. Në garat e Lojërave Mesdhetare “Tarragona 2018”, noti shqiptar nuk do të ketë garues me ftesë, por të dy janë garues pasi kanë arritur të gjitha normat e përfaqësimit për këtë event, ndaj edhe trajneri Fici, këtë e quajti si një prag nga ku duhet që të shohim për më shumë tek të dy notarët. “Janë vetë rezultatet e arritura nga notarët tanë që do të përfaqësojnë notin shqiptar në Tarragona, ato që të bëjnë optimist në këtë pjesëmarrje. Ata nuk janë thjeshtë të ftuar, por janë garues pasi i kanë arritur të gjitha normat e përfaqësimit për këtë event”, ishte ky deklarimi i trajnerit të notit, Jurgen Fici, në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”. Të dy notarët tanë i zhvillojnë garat në datat 24 dhe 25 qershor, ku Franci Aleksi do të garojë në 400 m dhe 1500 m stil i lirë, ndërsa Nikol Merizaj do të garojë në 50 m dhe 200 m stil i lirë, dhe në 50 m stil flutur. Sot luajnë ndeshjet e tyre kualifikuese të dy ekipet e volejbollit, Femra e Meshkuj.

Synimi i Nikol Merizaj

“Jam përgatitur në Greqi për garat që do të zhvilloj në këto Lojëra Olimpike, dhe synoj që rezultatet të cilat i arrita në fillimin e këtij muaji në Durrës, ti në pjesëmarrjen në “Tarragona 2018”. Unë shpresoj shumë se do të thyej rekord kombëtar, por mendoj për kohë shumë të mirë në të gjitha garat”

 

GARAT/ NIKOL MERIZAJ

Datë 24 qershor 2018

200m S. Lirë F/ Ora 10:30

50m Flutur F/ Ora 11:50

Datë 25 qershor 2018

50m S. Lirë F/ Ora 09:50

Synimi i Franci Aleksit

“Në Lojërat Olimpike Mesdhetare në “Tarragona 2018” në Spanjë, jam shumë optimist se do të thyej rekord kombëtar në dy gara: Në 400 m stil i lirë me rreth 5 sekonda, ndërsa në 1500 m stil i lirë deri në 10 sekonda. Jam përgatitur intensivisht gjatë këtij viti, shpresoj shumë jo vetëm për rekord kombëtar”.

GARAT/ FRANCI ALEKSI

Datë 24 qershor 2018

1.500 m S. Lirë M/ Ora 12:50

Datë 25 qershor 2018

400 m S. Lirë M/ Ora 12:50

 

Vlerat olimpike dhe sociale, një urë lidhëse në Mesdhe

Lojërat Mesdhetare nuk janë vetëm një ngjarje e transformimit shoqëror dhe e projeksionit ndërkombëtar, por edhe një mundësi për të qenë më shumë se një ngjarje sportive: një urë lidhëse në Mesdhe, bazuar në solidaritet dhe harmoni. Si ngjarje sportive ndërkombëtare, Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” ofrojnë një mundësi unike për të projektuar një imazh të bashkimit midis kulturave, feve dhe popujve të ndryshëm të Mesdheut, duke dërguar një mesazh paqeje, harmonie dhe solidariteti.

Sportistët shqiptarë në “Tarragona 2018”

SPORTET INDIVIDUALE

Sportet            Përbërja         Sportistë

Atletika           6 (4+2)                        2M+2F

Boksi               6 (4+2)                        4M

Çiklizmi           6 (5+1)                        5M

Hark                3                      2M+1F

Xhudo             4 (3+1)                        2M+1F

Karate             3 (2+1)                        2M

Mundje            4 (3+1)                        3M

Noti                 3 (2+1)                        1M+1F

Ping Pong        4 (2+1+1)        1M+1F

Qitje                4 (3+1)                        2M+1F

Rouing                        3 (2+1)                        2M

Tenis                2 (1+1)                        1M

Taekvondo      3 (2+1)                        2M

Totali 13          50(39+11)       29M+7F

SPORTET KOLEKTIVE

Sporti              Përbërja         Sportistë

Volejboll F      20 (13+6+1)    13

Volejboll M     17 (12+5)        12

Lojërat Mesdhetare, Tarragona 2018, Edicioni i 18-të

Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare(ICMG) zgjodhi Tarragonën në Spanjë, si qytetin mikpritës të Lojërave Mesdhetare 2018. Ato do të zhvillohen nga 22 qershori deri më 1 korrik 2018, në 16 zona të dedikuara dhe do të përfshijë 33 disiplina sportive. Në këtë event do të marrin pjesë 4.000 sportistë nga 26 kombësi të ndryshme, 1.000 gjyqtarë dhe përfaqësues ndërkombëtarë, 1.000 gazetarë, 3.500 vullnetarë, dhe më shumë se 150.000 spektatorë.

 

Rezultatet e fundit/ Kupa “Teuta 2018”

 

Franci Aleksi

Gara               Koha

1500 m S. Lirë 16.33.94

800 m S. Lirë  8:33.55

400 m S. Lirë  4:10.64

 

Nikol Merizaj

Gara               Koha

50 m flutur      30.24

200 m S. Lirë  2:20.29

50 m S. Lirë    27:80

 

Sportistët shqiptarë në “Tarragona 2018”

Në sportet individuale: Atletika 6 (2M+2F), Boksi 6 (2M+2F), Çiklizmi 6 (5M), Hark 3, Xhudo 4 (2M+1F), Karate 4 (2M), Mundje 4 (3M), Noti 3 (1M+1F+1T), Ping Pong 4 (1M+1F), Qitje 4 (2M+1F), Rouing 3 (2M), Tenis 2 (1M), Taekvondo 3 (2M).

Në sporte kolektive: Volejboll Femra 20 (13+6+1), Volejboll Meshkuj 17 (12+5)