Flet Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku: Nikol dhe Franci, rekordmenë në Tarragona

668
Sigal

Dje, para nisjes së delegacionit sportiv shqiptar në Lojërat Olimpike Mesdhetare “Tarragona 2018”, në të cilat marrin pjesë edhe dy notarët shqiptarë: Nikol Merizaj për Femra dhe Franci Aleksi për Meshkuj, Presidenti i FSHF-në, Agim Çiraku u shpreh optimist, jo vetëm për pjesëmarrjen e tyre. “Pjesëmarrja e dy notarëve tanë në “Tarragona 2018”, për notin shqiptar është krenari, vlerësim dhe një realitet. Shpresoj shumë se të dy notarët tanë do sjellin në Shqipëri rezultate të larta, pse jo edhe medalje për kategorinë që do të garojnë. Thyerja e rekordeve kombëtare prej tyre do të jetë objektivi më minimal”, kështu deklaroi dje Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku.