Përballja Zvicër-Serbi në Kupën e Botës, mësohet data se kur do të zhvillohet sfida

136
Sigal

Në Doha të Katarit u hodh ditën e sotme shorti për fazën e grupeve të Kupës së Botës. Botërori kësaj here është i veçantë pasi do të zhvillohet në fund të vitit dhe jo gjatë verës siç ka ndodhur gjithmonë. Ky kompeticion do të fillojë më 21 nëntor dhe do të mbyllet me finalen e madhe më 18 dhjetor.

Grupi G do të jetë interesant, pasi do të sjellë sërish përballjen e Serbisë me Zvicrën e Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit, teksa gjasa të mëdha që të ftohet nga “Helvetikët” për Botëror ka edhe futbollisti tjetër nga Kosova, Andi Zeqiri.

Kjo ndeshje e cila padyshim se do të marrë sërish vëmendje të madhe do të zhvillohet më 2 dhjetor. Zvicra ndeshjen e parë do ta zhvillojë më 24 nëntor ndaj Kamerunit, kurse më 28 nëntor ndaj Brazilit.