“Nuk do të ketë më merkato me emra të mëdhenj”, presidenti i PSG-së: Do të ndryshojmë strategji!

126
Sigal

Situata financiare e Parisit, me klubin parizien që e mbylli sezonin e shkuar me një bilanc humbjesh prej 300 milionë eurosh duket se ka bërë edhe presidentin e klubit, Naser Al Kelaifi të reflektojë mbi situatën te kampionët e Francës.

Numri një i PSG-së në një intervistë për të përditshmen “Le Parisien” ka folur lidhur me situatën në klub duke theksuar se strategjia në merkato do të ndryshojë dhe se parizienët nuk do të përqendrohen me te emrat e mëdhenj.

Ne kemi Mbapenë që është qendërsulmuesi më I mirë në botë. Strategjia është ajo që në vitet e ardhshme të kemi një skuadër të ndërtuar nga lojtarët vendas. Kemi shumë talente përreth, është një strategji që do të kërkojë kohë, por është një objektiv që kemi.

Përsa i përket trajnerit të ri nuk është sekret që jemi duke biseduar me Galtier, të shohim sesi do të shkojnë gjërat.”, u shpreh Al Kelaifi.