Ronaldo në kërkim të barazimit me Mesin, një gol për fitoren me Juventusin

Nga Agron KAJA
CHAMPIONS FINALJA/ Sot luhet ndeshja e vitit, dy gjigantë me histori e bilance të ndryshme, madrilenët favoritë për këtë kompeticion të madh evropian
Duke ju referuar historisë e statistikave që kanë të dy skuadrat e finales së sotme të Ligës së Kampioneve, Juventus i Italisë dhe Real Madrid i Spanjës, thuajse në të gjitha mediat e portalet sportive në Evropë, kanë pasur një pikë referimi: Kristiano Ronaldon. Dhe jo vetëm se nga këmbët e tij pritet që Reali ta fitojë këtë finale, por edhe pse në statistika, atij i mungon vetëm 1 gol që të barazojë rekordin e Mesit të Barcelonës me 11 gola të shënuar në finalet që kanë luajtur. Duke bërë një përmbledhje të të gjitha deklarimeve të protagonistëve të finales së sotme, duket qartë se të dyja skuadrat kërkojnë fitoren. Për trajnerin e Juventusit, Masimiliano Alegri, duart e tyre janë më afër finales, pasi sipas tij, në këtë finale Juventusi ka mbërritur falë modulit të lojës. Në mbështetje të trajnerit të tij është edhe kapiteni Xhixhi Bufon, deklaronte dje në mediat sportive evropiane të përqendruara në Uells, se është një ndeshje e frikshme. Dhe për ta sfiduar kundërshtarin, Bufon akuzon ata që gënjejnë se në të tilla finale nuk mund të kesh frikë. Nga ana tjetër, trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidan, duket se e ka të përcaktuar dilemën, nëse do të jetë Isko apo Bejl si titullar. Për francezin e bankinës “galaktike”, uellsiani Bejl ka më pak shanse, për shkak të formës jo të plotë fizike që ka pas dëmtimit. Kështu që, Isko mund të jetë më i besuari i mesfushës sot për Realin. Në përzgjedhjen e 18 futbollistëve, te Reali janë tre mungesa të sigurta, ku Pepe, vaskues dhe Koentrao do ta ndjekin këtë finale nga tribuna, dhe më shumë mundësi ka që këta futbollistë ti lenë lamtumirën Realit pas finales së Uellsit. Një tjetër këndvështrim mediatik evropian, dje pas stërvitjes në stadiumin e Kardifit, ka qenë edhe moduli i lojës që mund të përdorin skuadrat në finalen e sotme. Juventusi me 1-4-2-3-1, duke se është i shtrirë në gjithë sektorët dhe me këtë modul është në kombinim të lojës mbrojtëse me atë sulmuese, duke patur dy organizatorë në mesfushë. Në sulm mbetet i vetëm argjentinasi Higuan, i cili është edhe rreziku kryesor në vijën e sulmit. Për Realin, moduli 1-4-3-1-2 e orienton më shumë në aspektin sulmues, me një mbrojtje të ngjeshur, por mesfusha e sulmi duken më të avancuar. Kombinimi Ronaldo-Benzema në vijën e sulmit, e bën edhe më të frikshëm sulmin e Realit në këtë finale. Një finale për tu ndjekur, e cila do të gjykohet nga arbitri gjerman, 42 vjeçari Feliks Bryzh, i cili është arbitër i FIFA-s që nga viti 2007. Në këtë vit ai ka drejtuar 9 ndeshje, nga të cilat 6 në Bundesliga 1 të Gjermanisë, 1 në play-off në Bundesliga 2, si edhe 2 ndeshje në Evropë. Më 17 mars ka gjykuar Belgjikë-Greqi 1-1, dhe më 13 prill Anderleht-Mançester Junaited 1-1. Në të gjitha këto ndeshje ka dhënë 9 kartonë të verdhë dhe 1 të kuq.
Në përzgjedhjen e 18 futbollistëve, te Reali janë tre mungesa të sigurta, sepse Pepe, Vaskues dhe Koentrao do ta ndjekin këtë finale nga tribuna, dhe ka më shumë mundësi që këta futbollistë t’i lenë lamtumirën Realit pas finales së Uellsit
E shtunë, ora 20:45, në stadiumin e Kardifit në Uells
Finalja e Ligës së Kampioneve 2016-2017
JUVENTUS-REAL MADRID

FORMACIONET E MUNDSHME
Juventus (1-4-2-3-1)
Bufon
Barzajli Bonuçi Kielini Aleks
Khedira Pjaniç
Dani Alvesh Dibala Manxhukiç
Higuain
Real Madrid (1-4-3-1-2)
Navas
Karvahal Varan Ramos Marselo
Modriç Kasemiro Kros
Isko (Bejl)
Benzema Ronaldo
Arbitrat gjermanë për finalen
Kryesor: Feliks Bryzh; Asistent Mark Borsh, Stefan Lupp; Zyrtar i katërt Milorad Maziç (Serbi); Arbitra pas porte: Bastian Dankert, Marko Fritz.
Ronaldo, fitues edhe në rrjetet sociale
Kristiano Ronaldo ka më shumë fansa se të gjithë lojtarët e Juves së bashku. Në “Facebook”, “Instagram” dhe “Tëitter”, ai ka më shumë fansa se të gjithë lojtarët e Juventusit. Portugezi ka 272 milionë ndjekës në të gjitha rrjetet sociale. Ndërkohë, të gjithë futbollistët bardhezinj nuk shkojnë më shumë sesa 117.8 milionë fansa, ndërkohë që të gjithë ata të Realit, kanë 743 milionë e gjysmë ndjekës. Nga ana tjetër, për finalen e sotme, nuk ka duel as mes trajnerëve, sepse Zinedin Zidan ka arritur të grumbullojë 11.8 milionë ndjekës rreth vetes,dhe në dy profilet e Alegrit në “Instagram” dhe “Tëitter”, ka vetëm 866 mijë ndjekës. Në të gjitha postimet e tij, Ronaldo i kalon gjithmonë 1 milion pëlqime, por Reali nuk është vetëm Ronaldo. Lojtarët më të populluar në shtëpinë e spanjollëve janë gjithashtu Hames Rodrigez, Bejl, Ramos dhe Benzema, të cilët kanë 513.7 milionë. Lojtarët më të populluar të Juventusit janë Alvesh, Kuadrado, Khedira, Bufon dhe Dibala, të cilët bashkë bëjnë 72 milionë ndjekës.
Përballjet direkte në Europë
Datë 14 shkurt 1962
Juventus-Real M 0-1 (0-1)
Datë 21 shkurt 1962
Real M-Juventus 0-1 (0-1)
Datë 28 shkurt 1962
Real M-Juventus 3-1 (1-1) 
Datë 22 tetor 1986
Real M-Juventus 1-0 (1-0)
Datë 5 nëntor 1986
Juventus-Real M 1-0 (1-3p)
Datë 3 mars 1996
Real M-Juventus 1-0 (1-0)
Datë 20 mars 1996
Juventus-Real M 2-0 (1-0)
Datë 20 maj 1998
Real M-Juventus 1-0 (0-0)
Datë 6 maj 2003
Real M-Juventus 2-1 (1-1)
Datë 14 maj 2003
Juventus-Real M 3-1 (2-0)
Datë 22 shkurt 2005
Real M-Juventus 1-0 (1-0)
Datë 9 mars 2005
Juventus-Real M 2-0 (Shtesë)
Datë 21 tetor 2008
Juventus-Real M 2-1 (1-0)
Datë 5 nëntor 2008
Real M-Juventus 0-2 (0-1)
Datë 31 korrik 2007
Juventus-Real M 2-1 (1-1)
Datë 23 tetor 2013
Real M-Juventus 2-1 (1-1)
Datë 5 nëntor 2013
Juventus-Real M 2-2 (1-0)
Datë 5 maj 2015
Juventus-Real M 2-1 (1-1)
Datë 13 maj 2015
Real M-Juventus 1-1 (1-0)
Nd 37, Fitore Reali 14, Fitore Juventusi 15, Barazime 8, Golavarazhi 30:39
Në Champions
Nd 18, Fitore Juventusi 8, Barazime 2, Fitore Reali 8, Golat 21:18
Bilanci në finale
Juventus në Champions
Finale 8 herë
Finale të fituara 2 herë
Finale të humbura 6
Reali në Champions
Finale 14 herë
Finale të fituara 11 herë
Finale të humbura 3 herë
Lojtarë me më shumë finale
Herë Lojtari Klubi Sezonet
4 Kristiano Ronaldo Real M 2012-2013, 2013-2014, 2014-2015, 2015-2016
4 Lionel Mesi Barcelona 2008-2009, 2009-2010, 2010-2011, 2011-2012
3 Gerd Myler Bajern M 1972-1973, 1973-1974, 1974-1975
3 Zhan Pier Papen Marsejë/Milan 1989-1990, 1990-1991, 1991-1992
Sigal