Partizani nuk ndalet në merkato, zyrtarizon edhe dy goditje

552
Partizani nuk ndalet në merkato. Pas La Kameras, Adorjanit dhe Çanit, ditën e sotme janë zyrtarizuar edhe dy afrimet e reja. Bëhet fjalë për portierin 28-vjeçar Egland Haxho dhe mesfushorin Kristo Merko.
Haxho vjen nga kampionati maqedonas ku sezonin e fundit mbajti veshur fanellën e Renovës. Në kampionatin shqiptar portieri ka qënë pjesë e Tërbunit, Butrintit, Kukësit, Bylisit, Tomorit, Kamzës dhe Apolonisë.

Rikthimi i Fabio Gjonikajt te Kamza dhe largimi i Mario Dajsinatit te Skënderbeu ka bërë që te Partizani të lindë nevoja për një portier zëvendësues që mund të konkurrojë me Alban Hoxhën.

Futbollisti i dytë i afruar është mesfushori 26-vjeçar Kristi Merko, i cili ka qënë pjesë e përfaqësuese U-21. Kjo do të jetë aventura e tij e parë në Kategorinë Superiore.
Portieri Haxho ka nënshkruar një kontratë 1+1 ndërsa Merko kontratë 1-vjeçare.