Chelsea i habit të gjithë/ Mediat angleze: Klubi arriti marrëveshje me yllin e Dortmund

426
Arrihet marrëveshja e vitit mes klubit të Bluve të Londrës dhe yllit të Dortmund.

Sipas mediave britanike gjatë mbrëmjes së kaluar, kampionët e Premier League Chelsea, ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Borussia Dortmund, Pierre Emerick Aubameyang.

Nëse është për tiu besuar mediave britanike, raportohet se Chelsea për kartonin e Aubameyang do të paguajë 70 mln euro. Transferimi i Aubameyang do ti hap rrugë largimit nga ekipi Diego Costas.

Kujtojmë që për Aubameyang, ishin interesuar edhe shumë klube të mëdha evropiane, por oferta kishte edhe nga Kina. Gjithsesi pritet që në ditët në vazhdim të zbulohet e vërteta e kësaj marrëveshje pasi për momentin mund të quhet vetëm një spekulim i mediave britanike.
Sigal