Oferta e verës e FSHF-së, blini biletën për Lihtenshtejn dhe përfitoni ulje për Italinë. Ja çmimet zyrtar

670
Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur në treg biletat për sfidën Shqipëri-Lihtenshtejn, e cila do të zhvillohet në datën 2 shtator ora 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, ndeshja e parë e trajnerit të të ri Kristinan Panuçi në stolin kuqezi. Nëpërmjet një postimi në “Facebook” FSHF ka bërë publike ofertat joshëse për ketë sfidë, ku bie në sy një zbritje 20 % për ata që sigurojnë një biletë në javën e parë të shitjes si dhe mundësia për të siguruar një biletë kundër Italisë në “Loro Boriçi”.
Promocioni i trefishtë i FSHF-së:
1.Biletat për ndeshjen kundër Lihtenshtejnit do të jenë me 20% zbritje për javën e parë të shitjes. Më saktësisht, çmimet e mëposhtme do të jenë të vlefshëm deri në datën 14 gusht 2017. Më pas biletat do të ofrohen me çmim të plotë.
Tribuna B3 =8.000 lekë
Tribuna B2 + B4=6.400 lekë
Tribuna A1 + A4=6.400 lekë
Tribuna B1 + B5=4.800 lekë
Tribuna E=2.400 lekë
Tribuna D=1.600 lekë
Tribuna G1=1.200 lekë
Tribuna G2=800 lekë

2. Për herë të parë FSHF ofron një mundësi unike. Të gjithë të interesuarit kanë mundësi në këtë javë të promocionit të blejnë biletë dyshe, bashkë me ndeshjen e Lihtenshtejnit mund të blejnë edhe biletën e ndeshjes kundër Italisë, e cila do të luhet në Shkodër.

3. Së fundmi, çdo tifoz, me cilëndo biletë nga dy zgjedhjet më lart mund të blejë në dyqanin zyrtar të FSHF-së me zbritje fantastike deri në 50 %.
Sigal