Pep Guardiola: City jo favorit, a e patë çfarë bëri Ronaldo dhe Juventusi?

438
Sigal

Manchester City dje në mbrëmje ishte i pamëshirshëm ndaj Schalkes, duke fituar 7-0. Trajneri Pep Guardiola nuk e konsideron skuadrën e tij favorite këtë sezon në Champions, teksa nuk i ka kursyer vlerësimet as për Ronaldon dhe Juventusin.

I pyetur nga gazetarët në konferencë për shtyp për rritjen e shanseve për të fituar Ligën e Kampionëve me eliminimin e Realit, strategu spanjoll u shpreh: Faleminderit shumë për besimin ndaj meje. E vlerësoj. Kam fituar dy, por kam humbur shtatë. Nuk jam Real Madrid. Po, ata janë jashtë, por është ende Juventusi. Ky djalë që quhet Ronaldo … kërkon që të fitojë Champions League me bardhezinjtë.

Kanë humbur dy finale dhe morën Cristiano Ronaldon. Kishin të gjithë presionin në këmbët e tyre dhe shënuan tre gola ndaj Atletico Madrid dhe shkuan në çerekfinale. Ky është tipi i lojtarëve dhe tipi i ekipeve me të cilat do të përballemi në raundin tjetër. Unë do të provoj, ne do të provojmë. Kjo është e gjitha që mund të them. Nëse nuk do të mundim që të fitojmë, do më vijë keq, por do të provojmë sërish sezonin e ardhshëm”, deklaroi Guardiola. /

S