Pas mbi 1 mld eurosh të shpenzuara, Manchester City arrin finalen e parë të Champions League

91
Sigal

Më në fund, Manchester City arrin finalen e parë historike të Champions League duke eliminuar një tjetër klub sheikësh që kishte arritur të shkonte në një ndeshje të fundit të këtij kompeticioni vjet (finalja e parë historike gjithashtu dhe e humbur)

U deshën disa vite, por sidomos u deshën mbi 1 mld euro të shpenzuara në merkato dhe disa trajnerë të ndërruar ndër vite, me Pep Guardiola që ka sjellë spektaklin dhe lojën, duke mos u kursyer me kërkesat në merkato, natyrisht!

Vendos njeriu i marrë nga Leicester, Mahrez. Tri gola në dy ndeshje për algjerianin që eliminon kështu PSG e Neymar dhe Mbappe, i cili del nga skena pa zhurmë dhe totalisht zhgënjim…