Ylli Dylgjeri: LSI partia më e çensuruar…

409
Sigal

Pse si the dje këto, ç’rëndësi kanë sot? – zoti Dylgjeri, apo se humbet thellë?

Jo, nuk fola. Nuk fola sepse edhe mund “të vrisja” motivimin e elektoratit dhe kandidatëve në votim. Njehëresh, Unë e di si ish nëpunesi më i lartë i MB se kur të gjithë partitë hynë me një program në zgjedhje Partia në qeverisje hyn me dy. Me atë të qeverisjes dhe programin e policisë. Dhe meqë program qeverisës nuk kishte, siç e pranoj edhe Kryeministri, Unë u njoha pak me programin policor. Njoha këtë program që udhëhiqej nga titulli: LSI për skrap!

Po flas sot, për të treguar të vërtetën e për t’i shtuar “Librit të Zi” të poszgjedhjeve qoftë dhe njefakt.

Dhe fakti është ky:

Një javë para votimeve takohem me një oficer të policisë kriminale. I njohuri im prej vitesh. Më fton për kafe e në bisedë më pyet:

Do të fitojë deputet LSI në këto zgjedhje apo jo? A jeni seriozë? Shume lehtë duket e keni marrë fushatën…

Ku e sheh Ti këtë? – e pyes

Po, e shoh çdo ditë në qendrat elektorale në zonën X.

Unë e mas punen me atë që shoh në kampin tjetër.

Aty, ku ushtroj aktivitetin Unë, janë ngritur 2 qendra të PS. Hynë e dalin dhjetra vetë në ditë, militantë të PS, qytetarë, hallexhinj, që priten nga deputetët, nga të zgjedhurit, apo patronazhistët. Pyetja që me vret veshin aty është: “Çfare halli keni dhe kur do të ta zgjidhim? Nuk iken kush pa mbaruar punë…Dhe për këtë janë vënë në dispozicion drejtorë të bashkisë, të ministrive, zyra, e gjithçka. Aty nuk del njeri pa mbaruar punë. Ndaj ju pyes se si do ta mbani Ju elektoratin? Çfarë premtoni? Në fund po të them dhe diçka operative:

“Çdo kandidat për deputet i LSI-se është vënë në përgjim ambjental. Pritën të kapen me shuma të mëdha lekësh në xhep. Deri tani nuk ka goditje sepse na rezultojne me pak euro xhepave dhe për një kandidat që merret me biznes pranohet që të ketë kaq lekë në xhep”,- këto më bëri me dije polici kriminal.

Në fund, nëse kjo klimë parazgjedhore, ishte normale, qytetare, për të mos thënë europiane se është larg, atëherë të nderuar analistë, kudo ku komentoni e debatoni pranoni se kjo ka vetëm një emër: Çensurë fashiste. Skrapi u arrit por nuk është shkrirë. LSI jeton.