Partizani plotëson stafin, Fation Tafaj dhe një italian do jenë ndihmës të trajnerit Mehmeti

303
Sigal

Klubi i Partizanit do të vijojë këtë sezon me Dritan Mehmetin në pankinën e skuadrës dhe me një staf i cili duket se do të ketë përsëri shumë emra “të kuq” në përbërje.

Kështu, klubi ka zyrtarizuar sot se ndihmës të Mehmetit do të jenë dy emra të njohur në klubin kryeqytetas.

Fation Tafaj, ish-kapiteni i Partizanit, do të jetë ndihmës trajner i të kuqve në vijim, duke mbyllur një vend që kishte mbetur bosh pas largimit të Ilir Dajës me të cilin kishte ikur edhe Artin Pollozhani.

Ndërkohë, në stafin teknik të klubit do të jetë përsëri edhe përgatitësi atletik italian, Korrado Sakone.

Ky i fundit ishte për shumë vite pjesë të kuqve, para se të largohej pas një krisje me ish-trajnerin Franko Lerda.

Që asokohe, Sakone ka punuar në disa klube në Shqipëri dhe Kosovë.

Njoftimi i klubit “Partizani”

“FK Partizani njofton zyrtarizimin e Fation Tafaj dhe Korado Sakones si pjesë e stafit teknik të ekipit. Tafaj ish kapiten i kuq do të jetë ndihmësi i trajnerit Mehmeti, ndërsa Sakone rikthehet në detyrën e përgatitësit atletik”.