Partizani nis negociatat me trajnerin italian

445
Sigal

Largimi i papritur i Skënder Gegës nga drejtimi i skuadrës, ka bërë që Partizani të fillojë të mendojë për pasuesin e tij. Drejtuesit e skuadrës së kuqe duket se po mendojnë për një emër të madh, një strateg italian. Zdenek Zeman shihet si pasuesi i mundshëm dhe që mund të udhëheqë të kuqtë për Champions League. RTSH Sport raporton se Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, ka udhëtuar për të biseduar me trajnerin e njohur.

Zeman nuk drejton që nga marsi i 2018 kur la ekipin e Pescara-s. 72-vjeçari është një emër i njohur në botën e trajningut, pasi ka drejtuar ekipe si Napoli, Roma, Lazio, Parma, Cagliari, Lugano, Brescia, Lecce, Cervena Zvezda, apo Fenerbahçe.

Partizani mund të kopjojë kombëtaren duke i besuar stolin një veterani, por me shumë eksperiencë. Të kuqtë duan që të kenë në pjesëmarrje sa më pozitive në Europë, por duhet ti bëjnë mirë llogaritë, pasi Zeman është një trajner që i pëlqen shumë loja sulmuese, dhe përqendrohet pak në veprimet mbrojtëse. Ai do të kërkojë goditje të mëdha në merkato, për t’i besuar projektit të “Të Kuqve”.