Partizani kërkon mrekullinë në Azerbajxhan

468
Sigal

Partizani në kërkim të mrekullisë në Baku. Të kuqtë luajnë mbrëmjen e kësaj të mërkure, duke nisur prej orës 19:00 në Dalga Arena, ndeshjen e kthimit kundër Karabakut në Champions League.

Kampionët e Shqipërisë do të tentojnë të befasojnë kampionët e Azerbajxhanit, pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë. Në duelin e zhvilluar në Tiranë, të kuqtë treguan se mund t’i luajnë shanset e tyre ndaj një rivali që ka buxhet disa miliona euro dhe në letër është më cilësor.

E njëjta gjë do të provohet edhe në ndeshjen e sotme, një finale edhe pse sezoni sapo ka nisur, ku synimi është të mos pësohet gol.