Xhudistja Distria Krasniqi ka arritur që t’ia sigurojë Kosovës një medalje olimpike në peshën deri 52 kg.
Krasniqi mposhti me “Golden score” xhudisten italiane, Odette Giufrida, në gjysmëfinale, arriti të siguronte kështu vendin në finale.
Në finale, ajo u përball me shtetasen nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova, teksa në mesin e ndeshjes, Krasniqi u tregua e pakujdeshme dhe xhudisja kundërshtare arriti të fitojë një pikë, e cila ishte mjaftueshme për të fituar ndeshjen dhe fituar medaljen e artë.
Distria Krasniqi, në fund të ndeshjes, meritoi medaljen e argjendë, e para për ekipin e Kosovës.




















