Paguhen 13 milionë euro për të qëndruar në stol, dy lojtarë e Interit bëjnë gati “valixhet”

170
Sigal

Problemet e mëdha ekonomike kanë detyruar drejtuesit e Interit që të diskutojnë me lojtarët e skuadrës që të ulin pagat, në të kundërt një operacion i madh largimesh do të niste në shtëpinë zikaltër.

Sipas asaj që raporton ‘’Gazzetta dello Sport’’ fatura e rrogave vjetore tek Interi shkon 220 milion euro dhe ulja 15% e tyre do të ishte diçka pozitive për ekipin. Në të kundër dy lojtarët e parë që do të largohen janë Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal.

I pari është lojtari i tretë më i paguar në skuadër me 7 milion euro në sezon. Sançez nuk ka munduar asnjëherë të fitojë rolin e titullarit tek zikaltrit duke parë dhe konkurrencën e vështirë me Lautaron dhe Lukakun. Me shumë mundësi kiliani do të largohet drejt Anglisë ku nuk mungojnë ofertat nga Premier Liga.

Ndërsa Vidal është i katërti në listën e më të paguarve tek Inter me 6.5 milion euro në sezon. Ish-mesfushori i Barcelonës erdhi nga katalanasit me bujë, por forma e mirë e Eriksen e ka lënë kilianin në pjesën më të madhe të sezonit në stol.

Gjithashtu për të shpëtuar bazën e ekipit mund të sakrifikohet dhe ndonjë nga Skriniar, De Vrij apo Brozoviç, teksa pritet tu besohet projekti i skuadrës të rinjve si Barela, Bastoni, Hakimi, Lautaro dhe Lukaku.