Shqipëria mundet më të njëjtin rezultat si Italia, por kuqezinjtë mbeten të brishtë për Spanjën

747
Sigal

Shqipëria është mposhtur me rezultatin e thellë 3-0 kundër Spanjës në takimin e parafundit të eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018”. Në takimin e zhvilluar në Alikante, kuqezinjtë u paraqiten me dy fytyra. Në pjesën e parë vendasit realizuan 3 gola duke shpartalluar djemtë e drejtuar nga Panucci, ndërsa të dytën skuadra tregoj karakter duke rrezikuar ndjeshëm portën e vendasve.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 16-të pas disa kombinimeve të bukura me finalizues sulmuesin Rodrigo. Gjithsesi ky rezultat do të zgjaste pak pasi futbollisti i real Madrid Isco, do të dyfishonte në minutën e 24-rt.

Kuqezinjtë ende pa marrë veten, pas 3 minutash pësojnë edhe golin e tretë duke i shkaktuar dhimbje të mëdha koke trajnerit Panucci. Goli i hsënuar nga Alcantara do të ishte ai që do stamponte shifrat përfundimtare. Pavrësisht kësaj në pjesën e dytë kombëtarja shqiptare tregoi një tjetër fytyrë.

Sadiku dhe Agolli u futën në lojë duke sjellë edhe ndryshimin e skemës nga 5-3-1 në 4-1-2-3. Ky ndryshim i solli frymëmarrje skuadrës që pati shumë raste të shënonte golin e nderit. Një humbje që nuk duhet vajtuar shumë pasi vetëm para pak javësh Italia u mund nga spanjollët me po të njëtin rezultat.

Pas kësaj sfide, Shqipëria vijon të renditet e treta, por këtë herë me vetëm 1 pikë diferencë me Izraelin që ka mposhtur Lihtenshtejnin në transfertë. E pa është Spanja me 25-së pikë, 5 më shumë se Italia që barazoi 1-1 kundër Maqedonisë në “Stadio Olimpico”.

Minutë pas Minute

90+3′ Mbyllet ndeshja

90+2′ Asensio ekzekuton një goditje dënimi duke tentuar portën, por topi shkon jashtë pak mbi traun e portës.

88′ Llullaku tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë mbi traun e portës.

86′ Asensio tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por topi devijohet dhe përfundon në duart e Berishës.

82′ Spanja kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Rodrigo, në fushë Aduriz.

79′ Asensio tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë.

77′ Saul tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por topi shkon jashtë.

73′ Spanja kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Silva, në fushë Asensio.

73′ Latifi tenton me një goditje nga hyrja e zonës, De Gea pret dhe kthen topin në lojë, aty vjen Sadiku i cili gjuan menjëherë, por topi shkon jashtë mbi traun e portës.

72′ Isko tenton me një goditje me parabël brenda zonës, por topi shkon jashtë.

70′ Isko ekzekuton një goditje dënimi duke tentuar portën, por topi shkon jashtë.

69′ Sadiku tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por topi ndalet në shtyllë.

65′ David Silva ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Agollit.

60′ Spanja kryen zëvendësimin e parë. Largohet Pike, në fushë Naço.

59′ Ajeti tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por topi shkon jashtë.

56′ Rodrigo tenton të godasë nga hyrja e zonës, por topi shkon jashtë shumë larg portës.

53′ Rodrigo tenton me një goditje brenda zonës i vetëm përballë Berishës, por portieri shqiptar e devijon në goditje këndi.

50′ Koke tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por grushton Berisha.

48′ Pike ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Sadikut.

47′ Grezda ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Shqipëria bën dy zëvendësime. Largohen Memolla dhe Balliu, në fushë Agolli dhe Sadiku.

46′ Fillon pjesa e dytë.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë.

45+1′ Grezda i merr topin brenda zonës Pikesë dhe ja pason Llullakut, por ky i fundit në një pozicion mjaft të mirë nuk arrin dot të godasë si duhet.

42′ Grezda fut një top në zonë nga e djathta, por Memushaj nuk arrin dot ta godasë drejt portës në një pozicion shumë të mirë.

39′ Odriozola kroson nga e djathta dhe Rodrigo tenton me një goditje me kokë, por topi shkon jashtë mbi traun e portës.

39′ Xhaka tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë shumë lart mbi traun e portës.

34′ Alba tenton me një goditje diagonale brenda zonës, por topi shkon jashtë.

33′ Kombinime të rrezikshme të Spanjës brenda zonës, por Silva nuk godet dot saktë me kokë dhe topi shkon jashtë.

31′ Memushaj tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por topi shkon jashtë.

29′ Kaçe ndëshkohet me karton të verdhë.


27′ Gol Alcantara. Shpertallohet Shqipëria brenda pak minutash



23′ Dyfishon Spanja. Isco realizon golin e dytë

21′ Silva tenton me një goditje diagonale brenda zonës, por topi shkon jashtë.

19′ Ramos tenton me një goditje të rrezikshme me kokë, por Berisha arrin ta devijojë në goditje këndi.


16′ Gol. Rodrigo ndëshon Shqipërinë

15′ Llullaku depërton bukur në krahun e djathtë dhe hedh një krosim drejt zonës, por Grezda nuk e arrin dot për ta goditur me kokë.

12’ Sulmuesi spanjoll Rodrigo nuk shënjestron dot me kokë 2 metra larg portës së Berishës

8′ Grezda tenton me një goditje nga jashtë zonës, por De Gea kontrollon pa probleme topin.

6′ Rodrigo tenton me një goditje të lehtë brenda zonës, por shënjestra e tij është shumë e gabuar.

3′ Shqipëria mban në kontroll topin në këto minuta të para duke mos lejuar Spanjën të organizohet.

1′ Tifozët vendas vërshëllejnë çdo top të prekur nga mbrojtësi i tyre Pique

1′ Fillon takimi në Alikante me Spanjën që luan topin e parë


20:45 | SPANJË – SHQIPËRI

Spanjë (4-3-3): De Gea; Odriozola, Pike, Ramos, Hordi Alba; Saul, Koke, Tiago; Silva, Isko, Rodrigo
Trajner: Julen Lopetegui

Shqipëri (5-3-2): Berisha; Balliu, Hysaj, Ajeti, Veseli, Memolla; Xhaka, Kaçe, Memushaj; Grezda, Llullaku
Trajner: Kristian Panuçi

Gjyqtar: Aleksei Eskov (Rusi)