Pafundi shkroi historinë në Tiranë, ndodh për herë të parë në 100 vitet e fundit

113
Sigal

16 vjeç, 8 muaj dhe 2 ditë, Simone Pafundi shkruan historinë e futbollit italian pikërisht në “Air Albania”, duke u shndërruar në lojtarin e parë në 100 vitet e fundit që debuton me fanellën “azzurre” pa mbushur ende 17-vjeç.

Pafundi është lojtari i tretë italian më i ri që debuton në fanellën “azurre”, ndërsa pas tij vjen Donnarumma me 17 vjeç, 6 muaj dhe 4 ditë.

Pavarësisht se u aktivizua në minutën e 89-të, Pafundi-t i mjaftuan vetëm pak minuta për të lenë gjurmë, madje flirtoi edhe me golin. Fantazisti i Udineses debutoi në Serie A më 20 mars kundër Salernitanas.