Dikur më i miri në repartin e tij, Franco Baresi tregon “ministrat e mbrojtjes”: Mendoj se mbrojtësi më i mirë është…

292
Sigal

Gjatë intervistës me median “Goal”, Franco Baresi-t iu kërkua të zgjedhë mbrojtësin më të mirë në botë.Një fron, që sipas tij i përket dy lojtarëve si Sergio Ramos dhe Virgil Van Dijk.

“Duke menduar për mbrojtësit, nuk është e thjeshtë të zgjedhësh një. Besoj se Sergio Ramos ka qenë një nga kryesorët në karrierën e tij të jashtëzakonshme. Ai ende është i rëndësishëm për Real Madrid, edhe pse nuk është më i ri”.

Por, siç është shprehur në deklaratat e tjera, për Baresin, Virgil Van Dijk gjithashtu, duhet të përfshihet në krye të listës së mbrojtësve më të mirë. “Për Liverpool-in ishte një figurë shumë e rëndësishme me kalibrin e tij dhe personalitetin e tij. Vlerësoj shumë atë që arriti t’i përcjellë ekipit. I dha besim Liverpool-it, duke fituar pas shumë vitesh”.Përfundon Baresi.