Ofrojnë rrogë marramendëse se u pëlqen sushi, Ronaldo dhe Georgina nuk gjejnë dot kuzhinier

110
Sigal

Kristiano Ronaldo është transferuar së fundmi në Arabinë Saudite por nga Portugalia vijnë lajme se ai vazhdon të kërkojë personel të kualifikuar për vilën e tij luksoze që ka blerë së fundmi në Portugali. Pasi Ronaldo dhe Xheorxhina gjetën mazhordomin që duhet të merret me çështjet e shtëpisë, tani po kontrollojnë për profesionistët e tjerë për vendet vakante.

Një nga problemet me sa duket është ai i kuzhinierit, që nuk po zgjidhet edhe pse ofrohet një rrogë marramendëse. Çifti është i fiksuar pas një diete të shëndetshme ushqimore ndaj kërkon me çdo kusht një profesionist të nivelit më të lartë.

Kuzhinieri në fjalë duhet të përmbushë disa kërkesa dhe njëra prej tyre, raportohet se është të përgatitë sushi, që i pëlqen si Ronaldos, ashtu edhe Xheorxhinës. Deri tani kandidatët nuk kanë bindur, edhe pse raportohet se ka pasur emra të njohur, të cilat i ka tërhequr rroga prej 5 mijë eurosh në muaj që ofron çifti.