Nxehen gjakrat në Derbin e Kryeqytetit, 2 kartona të kuq për 4 minuta

215
Sigal

Në këto momente po zhvillohet derbi i Kryeqytetit, Partizani – Tirana në staduimin “Elbasan Arena”.

Rezultati momental është 0 – 0 dhe loja duket që nxehur tepër.

Në minutën e 52′ anësori Bardhi i të kuqve bën një ndërhyrje të gabuar ndaj portierit Bekaj dhe ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe niset drejt dhomave të zhveshjes.

Katër minuta më pas në atë të 56′, Idi Batha shkakton një faull në mesfushë ndaj Asanit duke marrë dhe ai kartonin e dytë të verdhë dhe duke e lënë Tiranën gjithashtu me 10 lojtarë në fushën e lojës.