Nuk ka të ndalur Juventus, ofron dy lojtarë dhe para për të rrëmbyer Neymar

539
Sigal

Neymar kërkon të largohet nga PSG dhe ky trashmë nuk është më një mister. Sulmuesi i ka kërkuar largimin skuadrës franceze dhe u është ofruar disa prej klubeve më të mëdha në botë. Ëndrra për t’u rikthyer duket e vështirë që të realizohet pasi skuadra blaugrana shpenzoi 120 milionë euro për Griezmann.

Interes të madh për të ka shfaqur edhe Real Madrid, por mesa duket më aktive duket se është Juventusi, gjithmonë duke u bazuar në burimet e gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”. Në ditët në vijim pritet edhe një takim mes agjentit të PSG dhe Pavel Nedved.

Drejtori Sportiv i bardhezinjve, Paratici i ka ofruar PSG-së Paulo Dybala-n dhe Blais Matuidi si dhe një shumë të konsiderueshme. Takimi do të zhvillohet me agjentin Pini Zahavi. Paratici është rikthyer në Itali pas ndeshjes ndaj Tottenhamit dhe po përpiqet që të bëjë disa lëvizje si në hyrje dhe në dalje.

Sa i përket Neymarit, oferta e parë prej 100 milionë eurosh dhe kartoni i Dybala-s u refuzuan nga PSG, por nuk përjashtohet mundësia që skuadra franceze të gjejë gjuhën e përbashkët me bardhezinjtë edhe pse duket një operacion i pamundur duke marrë në konsideratë pagën e frikshme të brazilianit.