Lefter Maliqi bën bilancin e zi të Shqipërisë, gjatë qeverisjes 6 vjeçare të Ramës

502
Sigal

Deputeti Lefter Maliqi ka vazhduar edhe ditën e sotme me çmontimin e fasadës qeverisëse të Edi Ramës. Maliqi e krahason me piktorin e madh Françesko Goja i cili ishte mjeshtër i ‘ngyrave të zeza’. +

Nëpërmjet një bilanci të  asaj që ka bërë realisht Rilindja në këto 6 vite qeverisje, Maliqi, tregon se si Rama nëpërmjet makinerisë gjigante të propagandës, përpiqet të mashtrojë shqiptarët, por në fakt sipas tij ‘ të bardhën e ka bërë të zezë’.

‘Rama piktor i ngjyrave te erreta si Francisko Goja. Te bardhen e ka bere te zeze siç ka bere per 3 vjetë reformen ne drejtësi dhe per 6 vjet qeverisjen me te zeze per vendin. Ja nxiu faqen Shqiperise ne 2016 -2017, e mbolli vendin me droge, tonelata droge u kapen nga ajri, toka e deti brenda vendit dhe kudo ne bote. Avion te rrezuar me droge, parcela me hektare te mbjelë me drogë ne gjithe territorin, fabrika perpunimi droge etj. DASH e quan Shqiperine vendin me te korruptuar ne Ballkan dhe Europe. Mediat e botes shkruajne per trafiqet, korrupsionin, veshjet e tij skandaloze me çitjane, kostum me atlete etj. Abuzime me tenderat, krimet elektorale sipas edhe gazetes Bild.

Papunesia, pasiguria, emigrimi masiv, denimet politike, arrestimet e te varferve, tritolet kudo, vrasjet me pagese, grupet kriminale te organizuara, grabitjet e miliona eurove tre here ne Rinas duke cenuar sigurine kombtare, gjobat, shantazhimet, tjeter njolle e zeze per vendin tone. Kapja e institucioneve si prokuroria e pergjithshme, kolegji zgjedhor, KQZ-ja, tentativa per te zaptuar dhe presidencen, votimet moniste per te marre ne dore dhe gjithe keshillat bashkiake dhe bashkite, tjeter njolle e erret.

Zaptimi i AMA-s per te monitoruar jo vetem mediat por dhe portalet, ligji i antishpifjes per te mbajtur nen presion mediat, kercenimi ndaj gazetareve etj, tjeter turp e njolle e zeze per Shqiperine. Burgosjet politike, burgjet te mbushura plot me te varfer per 30 gr droge, energji elektrike etj kurse boset e droges, banditet, kriminelet plot prona e biznese, janë te lire. Kapja qe po i ben reformes ne drejtesi, shantazhi dhe presioni qe po i ben policise se shtetit duke i futur ne veting ku paga e tyre prej 400-500 mije leke su del as per nevojat e tyre personale, perseri njolle e zeze. Rritja e taksave, shantazhimet ndaj biznesit, rritja e energjise elektrike, e ujit te pishem, e karburantit, perdorimi i gazit lotesjelles ndaj banoreve dhe prishja e banesave arbitrarisht, tjeter njolle e zeze.

Emerimet e ministrave qe skane lidhje as me socialistet por as me moralin politik dhe aftesite e kontributin e tyre politik e profesional, emerimet e drejtoreve nepermjet klaneve mafioze afer ketij piktori deshtak qe shantazhojne administraten dhe abuzojne me detyren, si dhe lidhjet nepotike mes tyre, tjeter njolle e zeze. Vendi pa gjykate te larte, pa gjykate kushtetuese, pa kryetar KLSH-je, pa minister te jashtem, pa Kryeprokuror, pa opoziten ne parlament, tjeter njolle e zeze ne arenen nderkombtare.

Piktori perbuz socialistet, kercenon opoziten dhe dashuron rilindjen, krimin dhe korrupsionin. Pra Rama Kryeminister, Kryepolic, Kryeprokuror, Kryegjyqtar, Kryebashkiak, Kryetatimor, Kryedoganier, Guvernator, Sulltan, Perandor, Skenderbe, Kalores si Don Kishoti, piktor i famshem bardh e zi me tepsi e filxhan ne dore si gjeneral i ushtrisë së vdekur ( Kryekarragjoz ) = Tepsi + Filxhan + Romeo + Xhuljeta + Çitjane’, shkruan Maliqi në faqen e tij në FB.