Nis sezoni 2025, Tre kategori për fëmijët garojnë në pishinën “Te Stela”. Flasin për “Telegraf” Presidenti i FSHN-së dhe trajnerë
Viti sportiv 2025 sapo ka trokitur, çfarë të reja sjell në punët dhe aktivitetin e FSHN-së?
Natyrisht që edhe ky do të jetë një vit që do të tregojë vlerësimin e përgatitjet që kanë bërë ekipet dhe notarët e tyre për të përballuar fluksin e të gjitha veprimtarive, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Sot FSHN-ja çel vitin kalendarik sportiv 2025. Si jeni përgatitur për këtë start?
Së pari, FSHN-ja ka marrë të gjitha masat e saj organizative, ku në bashkëpunim me Resortin “Te Stela” ku do zhvillohet kampionati, ka përcaktuar gjithçka me kujdes për një zhvillim normal të kësaj veprimtarie.
Dhe e nisni pikërisht me Fëmijët! Cilat janë masat tuaja organizative për këtë veprimtari?
Nisja për ne si federatë nuk ka dallim se me cilën kategori fillon çdo veprimtari. Por edhe që fillon me fëmijët, është një ogur i mirë, duke menduar që ata do jenë e ardhmja në ekipet e tyre që përfaqësojnë. Nisim me gjytarë të kualifikuar këto gara.
Në vitin e kaluar, në këtë event kishte pjesmarrje të lartë dhe disa rekorde kombëtare. Këtë vit e prisni kështu?
Unë jam “partizan” i thyerjes së rekordeve kombëtare, dhe në çdo veprimtari kam inkurajuar që ato të jenë pjesë e synimeve në çdo garë. Që do të thyhen rekorde, këtë unë nuk e diskutoj, por se sa në numër, këtë po ja lemë pishinës.
Ku mendoni se do keni më shumë sukses, në rezultate, në rekode kombëtare apo në pjesëmarrje?
Në të tre këta tregues do të ketë rritje. Pjesëmarrja pritet të jetë e lartë dhe me shumë ekipe, rezultatet do jenë në nivele më të larta nga viti i kaluar, dhe për pasojë edhe rekordet do jenë të tillë. Të tre treguesit do jenë paralele mes tyre.
Ju si FSHN, si e keni menduar ecurinë e të gjitha veprimtarive të vitit 2025?
Që në përgatitjet tona, ne çdo veprimtari e përgatisim me seriozitetin e profesionalitetin më të lartë. Nga Sekretarja e federatës (Suela Haxhiaj) kam marrë konfirmimin se çdo gjë është gati për sot.
Dhe urimi juaj për garat e këtij kampionati, cili është?
Urimi im është tradicional si në çdo veprimtari tjetër: gara të mbara dhe të bukura, me rivalitet, dhe mos harrojnë të thyejnë rekorde kombëtare. Shumë suksese të gjithëve: Notarë-Trajnerë-Drejtues-Gjyqtarë!
Pjesëmarrësit garues
Kategoria Meshkuj Femra
Fëmijë C 9-10 vjeç 9-10 vjeç
Fëmijë B 11-12 vjeç 11-12 vjeç
Fëmijë A 13-14 vjeç 13-14 vjeç
FEDERATA SHQIPTARE E NOTIT
Kalendari Sportiv -Kombëtar dhe Ndërkombëtar
VITI 2025
Aktivitetet Kombëtare
1.Kampionati Kombëtar i Fëmijëve (25m)
Zhvillohet në Tiranë në datat 12-13 Prill
2.Kampionati Kombëtar Rinj&Rritur (25m)
Zhvillohet në Tiranë në datat 26-27 Prill
3.Kupa Shqipërisë 2025 (50 m)
Akuadromi Tiranë, në datat 10-11 Korrik
4.Kampionati Kombëtare Fëmijë, Rinj & Rritur
Zhvillohet në Durrës 30-31 Gusht (50m)
5.Maratona mbarëkombëtare
Zhvillohet në Sarandë në datën 7 Shtator
6.Kupa Pavarësia për të gjitha moshat
Zhvillohet në Tiranë në 22-23 Nëntor
7.Kupa Klavio Meça 2025
Zhvillohet në Tiranë më 20 Dhjetor
Aktivitetet Ndërkombëtare
Nr. Aktiviteti Ndërkombëtar Vendi Datat
1.COMEN CUP-Beograd
Zhvillohet në datat 20-22 qershor
2.Kampionati Europian U23-Sllovaki
Zhvillohet në datat 26-28 qershor
3.Kampionati Europian të Rinj-Sllovaki
Zhvillohet në datat 1-6 korrik
4.Festivali Europian të Rinj-Shkup
Zhvillohet në datat 2026 korrik
- Kampionati Botëror i Notit-Singapor
Zhvillohet në datat 26 korrik-3 gusht
6.Kampionati Botëror të Rinj-Rumani
Zhvillohet në datat 19-24 gusht
7.Kampionati Europian (25m)-Poloni
Zhvillohet në datat 2-7 dhjetor
Kol Shiroka (Vllaznia)
Synojmë kampionë në çdo kategori
Trajneri i ekipt të Vllaznisë, Kol Shiroka, tregoi dje për gazetën “Telegraf” se është punuar mirë me ekipin për këtë veprimtari. Seriozitetin e shton edhe pjesëmarrja në këto gara, ku trajneri shkodran tregon se do jenë 16 fëmijë garues. “Nga ana jonë është përgatitur mirë i gjithë ekipi që do të marrë pjesë në Kampionatin Kombëtar të Fëmijëve në Tiranë. Vllaznia do marrë pjesë me 16 notarë, 8 femra dhe 8 meshkuj, tek të cilët ne kemi përzgjedhur edhe notaret që kanë pretendime për trofe. Kështu, Viki Tafrruku, Joel Golemi e Klea Dedi, do garojnë me synimin për të dalë sportistet më të mira në kategoritë ku do garojnë. Viki do garojë në Kategorinë A, ndërsa Joeli dhe Klea në Kategoriunë C. Përgatitjet dhe gjëndja e mirë fizike e të gjithë notarëve, mendoj se do na çojnë në këtë sukses edhe me notarë të tjerë. Tashmë Vllaznia ka hyrë në rrugën e kampionëve, këtë do uroja nesër (sot) në Tiranë”, kështu i ka përgatitur trajneri i Vllaznisë, Kol Shiroka, të gjithë notarët e ekipt të tij.
Libri Artë
Nga viti 2013 e deri më sot, në Kampionatin Kombëtar të Fëmijëve në pishinën 25 m, fitues ka qënë ekipi “Te Stela”, në të treja kategoritë e garimit. Madje me diferenca të mëdha nga ekipet e tjera garues.
Sezoni kaluar
Në vitin e kaluar, në garat e Kampionatit Kombëtar të Fëmijëve në pishinën 25 m, ekipi “Te Stela” fitoi ndjeshëm Kupën e kampionatit. Emrat e fitueve e bënë diferencën me ekipet e tjera që morrën pjesë në këto gara.
Jurgen Fici (Teuta)
Garuesit durrsakë nuk vijnë si modestë
Në ekipin e Teutës së Durrësit, pjesëmarrja në Kampionatin Kombëtar të Fëmijëve në pishinën 25 m, do jetë me më shumë notarë se në vitin e kaluar. Madje trajneri Jurgen Fici ka bërë edhe ndarjen me 8 meshkuj dhe 4 femra, të cilët do të garojnë jo vetëm denjësisht, por edhe për të fituar gara të ndryshme. “ Ka qënë një peridhë përgatitore e ngarkuar për ne, pasi jo vetëm stina e dimrit, por edhe kushtet stërvitore e kanë rritur ngarkesën. Të gjithë notarët me të cilët ne do marrim pjesë nesër (sot) në Kampionatin Kombëtar të Fëmijëve, janë të rinj, por që premtojnë shumë me cilësitë fizike që kanë. Nga ana jonë janë bërë shumë teste, dhe mes 14 fëmijëve durrsakë që do garojnë në këtë veprimtari, notary Devis Shatro synon të renditet në vëndet e para në të gjitha garat e stilit të lirë ku ai do marrë pjesë. Edhe me fëmijët e tjerë ne kemi pretendimet tona në këtë kampionat, jo si modestë, por si garues që kërkojnë nivel të lartë garimi e rezultate në rritje”, kështu vjen Teuta sot në garat e Kampionatit Kombëtar të Fëmijëve.
SYNIMI/ Trajneri mikpritës i Kampionatit, Sadik Mema, optimist, hap sfidën para startit
Te ‘Stela’ nuk ndryshon objektiv për vëndin e parë
Agron KAJA
Kampionati Kombëtar
Fëmijë – Indoor
Programi i Garave
Dita e parë/Paradite
12 prill 2025
400 m Stil i Lirë M
400 m Stil i Lirë F
200 m Bretkosë M
200 m Bretkosë F
200 m Delfin M
200 m Delfin F
100 m Shpinë M
100 m Shpinë F
4X50m Stil i Lirë M
4X50m Stil i Lirë F
Dita e parë/Pasdite
12 prill 2025
50 m Delfin M
50 m delfin F
200 m Shpinë M
200 m Shpinë F
100 m Stil i Lirë M
100 m Stil i Lirë F
50 m Bretkocë M
50 m Bretkocë F
4X100 M Miks M
4X100 M Miks F
Në pishinën e Resortit “Te Stela”, kjo e shtunë do çelë veprimtarinë e parë kombëtare në sportin e Notit, Kampionatin Kombëtar për fëmijë, Meshkuj e femra, në pishinën dimërore 25 metra. Në vitet e fundit këtë veprimtari thuajse e kanë “pushtuar” notarët e notarët e ekipit “Te Stela”, fakt të cilin e pohon për gazetën “Telegraf” edhe trajneri i këtij ekipi, Sadik Mema. Duke qënë prej 13 sezoneve në krye të kësaj Akademie, trajneri Mema tregoi dje se ata do garojnë me një numër të madh notarësh. “Tradicionalisht “te Stela” ka patur vlerësim edhe për këtë veprimtari, sepse te fëmijët ne shohim bazat e vazhdimësisë dhe të ardhmes në akademinë tonë. Ky është aktiviteti i parë komëbëtar për vitin 2025 dhe ne jemi përgatitur mirë që të jemi fituesit. “Te Stela” do marrë pjesë me më shumë se 50 notarë (M e F), me të cilët jemi përgatitur që të përsëritim suksesin e sezonit të kaluar”, kështu e nisi dje bisedën trajneri i ekipit “Te Stela”, Sadik Mema, i cili synimin e fitores e mbështet në përgatitjet që kanë bërë me notarët të cilët sot do jenë në garë. “Jemi përgatitur mirë, kemi patur kohën e duhur. Sepse dimri për ne fillon që në muajin shtator, dhe deri tani e gjithë kjo hapësirë kohore ka qënë përgatitje. Kemi zhvilluar edhe veprimtari të tjera në këtë pishinë gjatë këtyre muajve, por e gjitha ka qënë periudhë përgatitjesh. Duke qënë se çdo grupmoshë do të zhvillojë rreth 20 gara, të ndara Meshkuj e Femra, dhe për ne garimi bëhet edhe më i plotë. Unë nuk mendoj se e ul nivelin e rivalëve që do kemi në këto gara, por kemi më shumë notarë dhe më shumë cilësorë. Uroj që të kemi një veprimtari me garë të fortë dhe rivalitet të lartë nga të gjithë ekipet që do të marrin pjesë në këtë event”, ishte kjo deklarata e djeshme e trajnerit të ekipit të Notit “Te Stela”, për Kampionatin Kombëtar të Fëmijëve që nis sot në pishinën e Resortit “Te Stela”. Edhe në vitin e kaluar, ekipet e fëmijëve të Akademisë së Notit “Te Stela” ishin fitues të Kampionatit Kombëtar, medja edhe me rekorde kombëtare.
Garat e Kampionatit Kombëtar të Fëmijëve në pishinën 25 m, këtë vit do kenë më shumë pjesëmarrje, në numrin e ekipeve dhe të notarëve garues. Në vitin e kaluar garuan 155 notarë meshkuj e femra, ku 51 prej tyre ishin të Akademisë së Notit “Te Stela”.
Kampionati Kombëtar
Fëmijë – Indoor
Programi i Garave
Dita e dytë/Paradite
13 prill 2025
50 m Stil I Lirë F
50 m Stil I Lirë M
100 m Delfin F
100 m Delfin M
200 m Katernotim F
200 m Katernotim M
200 m Stil i Lirë F
200 m Stil i Lirë M
St. 4X50 m Miks F
St. 4X50 m Miks M
Dita e dytë/Pasdite
13 prill 2025
100 m Katërnotim
100 m Katërnotim
100 m Bretkocë
100 m Bretkocë
50 m Shpinë
50 m Shpinë
800 m Stil i Lirë F(A)
800 m Stil i Lirë M(A)
St. 4X100 m Lirë F
St. 4X100 m Lirë F