Noti italian në zi, dje është goditur nga një tragjedi

711
Sigal

Kjo javë, në atmosferën sportive italiane ka sjellë një situatë të “zezë”. Sepse pas vdekjes së kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori, dje një tjetër sportist italian ka ndërruar jetë. Mediat italiane raportonin se një notar 17-vjeçar, Mario Riçi, ka pasur probleme në kohën që po stërvitej. Personat që u gjendën pranë u munduan të dërgoheshin sa më shpejt në spital, por djaloshi humbi jetën para se të përfundonte atje. Kjo ngjarje ka ndodhur në një zonë afër Napolit, në qendrën sportive “Delphinia”, ndërsa policia vendase ka nisur menjëherë hetimet për këtë vdekje të trishtë.