Futbollisti 19 vjeçar francez, ndërron jetë në gjumë

619
Dje në futbollin evropian, ka ndodhur një tjetër tragjedi në futboll. Vetëm tre ditë kanë kaluar nga lamtumira e Davide Astorit, dhe një tjetër rast i ngjashëm me të ka ndodhur në Francë. Futbollisti 19-vjeçar i Tours, Tomas Rodrigez, që luan në Ligën e 2 franceze, ka ndërruar jetë në gjumë, pasi gjendej në qendrën stërvitore të skuadrës. Lajmi i vdekjes së tij është konfirmuar edhe nga vetë faqja e klubit në “Twitter”, megjithëse ende nuk janë përcaktuar detajet e kësaj tragjedie. Federata Franceze e Futbollit ka vendosur nga 1 minutë heshtje për të gjitha ndeshjet në të gjitha kategoritë.
Sigal