Norvegjezi debuton me Sitin në kompeticionin e preferuar, Guardiola: Nuk do ta fitojmë Champions-in vetëm se erdhi Halandi

136
Sigal

Dhjetë gola në gjashtë ndeshje në Premier Ligë. Dhe vjen momenti për të prekur edhe skenën e tij të preferuar të Champions-it me fanellën e Mançester Sitit. Pep Guardiola beson se Erling Haland do të tregojë edhe një herë forcën e tij në futbollin europian sot në debutimin e tij me Seviljen.

“E dimë se çfarë lojtari është, jo vetëm në Champions, por edhe se si luan në përgjithësi. Ai po përmirësohet shumë, po përpiqet të ambientohet me skuadrën. I dimë objektivat e tij, por ai duhet të përmirësohet në lojë. Ai është shumë i ri dhe dëshiron të mësojë. Ky është një kompeticion delikat dhe ti ke nevojë për këta lojtarë. Nuk do të jesh gjithnjë mirë dhe nëse ia pason atij, ai të shënon nga asgjëja. Shpresoj që të vazhdojë kështu”, tha tekniku i Sitit në konferencë. Por nuk mendon se mbi shpatullat e tij duhet vendosur presioni i triumfit të parë në Champions për Sitin. I pyetur nëse Haland mund të rivalizojë me rekordet e Mesit dhe Ronaldos në Europë, katalanasi tha:

“Të gjithë lojtarët përpiqen të na përmirësojnë. Por nëse ne mbështetemi të gjithë mbi shpatullat e Erlingut atëherë nuk do të fitojmë Champions-in. Nepërpiqemi të krijojmë raste që ai të shënojë. E bindëm për të ardhur këtu, ndërsa nuk kishim shumësulmues. Ai po ambientohet mirëashtu si Juliani dhe lojtarët e tjerë. E kuptoj që të gjithë flasin për të, por unë kam 3, 4, 5 lojtarë të rinj dhe është e rëndësishme që të ambientohen të gjithë. Ne nuk fitojmë vetëm për Halandin dhe nuk humbasim vetëm për të. Ai ka një cilësi speciale që mund tana zgjidhë disa probleme. Por nëse nuk luajmë mirë, nuk kemi për të fituar”.