Shqipëri-Ishujt Faroe/ Ndryshime në ndeshjen e festës, Sylvinho ndan mendjen për titullarët

28
Sigal

Shqipëria pret Ishujt Faroe në “Air Albania”, në orën 20.45. Kuqezinjtë u nevojitet vetëm një pikë për të siguruar vendin e parë në grupin kualifikues, me biletën e Europianit tashmë që është në kasafortë.

Në portë luan Strakosha, ndërsa përpara tij do jenë të vendosur Mitaj, Balliu, Ismajli dhe Gjimshiti. Mesfusha përbëhet nga Asllani dhe Bare. Mirlind Daku do ketë mbështetjen e Uzunit dhe Asanit nga krahët, ndërsa Muçi prapa shpinës së tij.

Shqipëria ka zhvilluar fushatë eliminatoresh fantastike, duke lënë mbrapa kombëtare të mëdha. Në 7 ndeshje, ekipi i Sylvinhos ka grumbulluar 14 pikë.

Formacioni: Strakosha, Mitaj, Ismajli, Gjimshiti, Balliu, Asllani, Bare, Asani, Uzuni, Muçi, Daku