Një tjetër fitore/ Majlinda Kelmendi mahnit Gjermaninë, fiton medaljen e artë

678
Sigal

Majlinda Kelmendi nuk di të ndalet së fituari medalje të arta.

Xhudistja kosovare ka arritur të fitojë sot vendin e parë në Grand Slamin e mbajtur në Dyseldorf të Gjermanisë, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Sportistja e nisi mjaft mirë garën duke triumfuar që në ndeshjen e parë, kundër gjermanes Venera Thum.

Më pas mundu xhudisten nga Brazili, Eleudis Valentim dhe koreano-jugoren, Bokyeong Jeong.

Në gjysmëfinale u përball me italianen Odette Giuffrida, të cilën gjithashtu e mposhti me lehtësi.

Në finale, Majlinda u ndesh me mongolen,  Sosorbaram Lkhagvasuren.

Edhe këtë ndeshje Majlinda arriti që ta kalojë me sukses, duke siguruar kështu medaljen e artë, dhe duke ngritur përsëri lart flamurin e Kosovës.