Një shqiptar shok me Mario Balotelin në Ligën e Kampioneve?

619
E ardhmja mund ta kryqëzojë rrugën e Ivan Balliut me Mario Balotelin. Sipas mediave franceze, mbrojtësi shqiptaro-spanjoll mund të transferohet te Nisa në afatin kalimtar të kësaj vere.
Portali sportiv “mercato365” shkruan se 25-vjeçari do të largohet nga Metzi pas këtij sezoni si lojtar i lirë, duke qenë se i përfundon kontrata. Gjithnjë referuar medias në fjalë, mes ekipeve të interesuara për shqiptarin e lindur në Katalonjë është edhe Nisa.

Para dy javësh, kuqezinjtë ku bën pjesë edhe ish-sulmuesi i Kombëtares italiane, Baloteli, siguruan pjesëmarrjen në eliminatoret e Ligës së Kampioneve sezonin e ardhshëm.

Përveç Nisës, destinacione të tjera të mundshme për mbrojtësin e djathtë janë edhe Sent-Etieni dhe Bordoja.
Balliu është pjesë e Metzit nga viti 2015 dhe gjatë këtij sezoni ka luajtur 27 ndeshje, ku ka dhënë pesë asiste.
Sigal