Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku: Akademia “Te Stela”, e nderon personalitetin e notit shqiptar

547
Për Njëshin e Federatës Shqiptare të Notit, Presidentin Agim Çiraku, veprimtaritë që organizohen në Akademinë e Notit “Te Stela”, jo vetëm që e pasurojnë kalendarin vit pas viti, por sipas tij, e nderojnë personalitetin e notit në vendin tonë. “Kjo është një traditë e mirë dhe profesionalisht shumë e vyer për notarët, trajnerët dhe gjithë notin shqiptar në tërësi. Në një stinë të tillë me mot relativisht të ftohtë, të organizosh Kupën Pavarësia, është një përkushtim, seriozitet e të gjitha fjalët më të mira për Akademinë e Notit “Te Stela”, por në veçanti për Administratorin e saj Stefan Pinguli. Uroj që nesër (sot), tradita e mirë e zhvillimit të kësaj kupe të mos ndryshojë, e njëherësh falënderoj të gjithë pjesëmarrësit, nga Kosova, Maqedonia e Mitrovica e largët. Suksese!”, theksoi Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku.
Sigal