Laboratorët mjekësorë, 10 vjet koncesion me 105 milionë euro

943
Përparim HALILI 

Partneriteti PP (pazar-para) dhuron edhe laboratorët mjekësorë, 10 vjet koncesion me 105 milionë euro

“Pegasus” që iu dha ky shërbim, sipas bilancit në QKB rezulton e falimentuar dhe e bllokuar 9 muaj pasi shpallur tenderi
Firma “Labopharma” ka aksioner të vetëm Janis Karathano, me aktivitet tregtinë e produkteve farmaceutike, pajisjeve të laboratorëve, por në vitin 2015 qarkullimi i saj vjetor rezulton 137 mijë euro, ndërsa humbja 160 mijë euro dhe deri në gusht 2015 kur është bërë shpallja e tenderit të laboratorëve, kjo kompania ka qenë e pezulluar…
Koncesioni i laboratorëve është një model që Vilma Nushi e ka sjellë nga shteti Lesotho e Afrikës (në kufi me Botsvanën), si i vetmi vend në botë që e aplikoi dhe e ndaloi për shkak se i “griu” fondet e shëndetësisë, ky projekt u eksperimentua në vitet 1995-1996 me disa nga laboratorët e spitalit “Suunybrook,” në Toronto, ku dështoi plotësisht
Finalizohet me sukses, krimi ekonomik-financiar me laboratorët mjekësorë, pasojat e të cilit do të bien mbi shqiptarët, që sipas këtij privatizimi, duke nisur nga muaji qershor 2017, do detyrohen të paguajnë çdo analizë mjekësore me çmim 5-10 herë më të shtrenjtë se deri tani. Po kështu, 530 punonjës shtetëror të laboratorëve, do të hidhen në rrugë prej koncesionarit greko-serbo-malzazezo-holandez, të përfaqësuar nga firma “Pegasus”, e cila ka si kryemenaxhere dhe ortake të “maskuar”, nënën e drejtores së Farmaceutikës në Ministrinë e Shëndetësisë, “profesore-doktore” me diplomë universitare “Kristali”, të cilën e mori 1 vit pas emërimit në këtë detyrë prej klanit nepotik të “Rilindjes”! Firma e parazgjedhur si fituese që prej vitit 2014 nga ish-ministri Beqaj dhe e shpallur “fituese” nga ministrja Manastirliu, rezulton të jetë e falimentuar, mbasi bilanci i saj është 30 milionë euro shpenzime, më tepër se fitimet vjetore të periudhës kur firma ka aplikuar për këtë koncesion! 
Sigal

Njoftimi zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë: “Pegasus” fiton koncesionin e laboratorëve

Siç njofton “Reporter. al”, por edhe referuar njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë në “Buletini Prokurimit Publik” Nr. 16, datë 24 prill 2017 që disponon “Telegraf”, rezulton se fitues i koncesionit të laboratorëve mjekësor të shëndetësisë shqiptare është “Labopharma”, kompani shqiptare me 100 mijë lekë kapital, së bashku me kompaninë franceze “Exalab” dhe me kompaninë enigmatike holandeze “AB Laboratory Solutions B.V”, të cilës i dihet vetëm adresa “Holandë”. Ky bashkim i tre kompanive, u shpall fitues mes 9 konkurrentëve, të cilët garuan për koncesionin 100 milionë USD të laboratorëve mjekësor. Letart e fituesve, thonë se bashkimi i këtyre firmave uli me 10.70% çmimin e listës së testeve të përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë, përqindja në koncesion u nda në 41.7% për kompaninë “Labopharma sh.p.k”, 25% për kompaninë franceze “Exalab France” dhe 33.3% për kompaninë enigmatike me qendër në Holandë, të paraqitur në tender me siglën “AB Laborator Solutions B.V.”. 

Firma fituese ka 100 mijë lekë kapital dhe me humbje

Sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), kompania kryesore fituese “Labopharma sh.p.k” dhe administratore e këtij koncesioni ka aktivitet import-eksporti të produkteve farmaceutike dhe zotërohet në 100% nga Janis Karathano. Kapitali i saj i deklaruar është 100 mijë lekë, me total asetesh 55.8 milionë lekë dhe me bilanc me humbje, por që u pranua në garën për koncesionin e laboratorëve dhe paçka se e falimentuar, u shpall fituese e koncesionit! Ky koncesion është denoncuar që në nisje të tij prej “Telegraf”, si një aferë korruptive nën termin “Partneritet Publik-Privat” të shpikur prej kupolës” së “rilindjes”, për të maskuar vazhdimin e krimit të koncesioneve hajdutërore në shëndetësi, ekonomi, dogana, porte detare, tatime, lojëra bixhozi, energji, miniera, naftë, turizëm, kulturë, polici e ushtri që u janë ortakëve, familjarëve dhe klientëve të tyre në shkëmbim të miliardave e përqindjeve në aksione! Kjo ndodhi me koncesionin e “Check-up”-it, të hemodializës, të shërbimit të ushqimit, lavanderisë, urgjencës dhe parkingut në shëndetësi! Kjo ndodhi me vazhdimësinë dhe riciklimin e koncesioneve në HEC-e, lotari kombëtare, pulla fiskale, skanimi kontejnerëve, në shërbimin ajror në Rinas, në ngjyrosjen e karburanteve e shumë koncesione të tjerë. Kujtojmë, që në datën 16 dhjetor 2016, ish-ministri Ilir Beqja, deklaroi se vlera e kontratës koncesionare të laboratorëve është 100 milionë Euro pa TVSH për 10 vite, ose më saktë me këtë kosto: 13,005,966,000 lekë, pa TVSH. Lidhur me këtë koncesion, kanë reaguar punonjësit e laboratorëve, të cilët hidhen në rrugë, ndërkohë që koncesionari do të ushtroj veprimtari në laboratorët objekte shtetërore, pa paguar asnjë qindarkë qira për përdorjen e tyre. Kalimi si aktivitet privat i shërbimit të laboratorëve është i katërti koncesion që bënë “kurban” ish-ministri Beqja me “bekimin” e kryeministrit Edi Rama, këtij mbrojtësi të dhunshëm publik të koncesionit të “Check-up”-it 105 milionë euro që i ka falur Vilma Nushit, ashtu siç firmosi dhe po mbanë të fshehtë edhe letrat e koncesioneve të hemodializës dhe sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale në mjekësi, vlera totale të cilëve është 40 miliardë lekë në 10 vite ose 320 milionë USD. 

Si nisi dhe po vazhdon skenari që bashkon koncesionin e laboratorëve me ”Check-up”-in 

Të 18 laboratorët publikë spitalorë, që përbëjnë 80% të tregut aktual, do të privatizohen. Me gjithë ndërtesat, pajisjet, reagentet, gjithçka. Pyetja është kjo: Po 20 laboratorët që duhet të ndërtonte sipas kontratës së “Check-up”-it të Vilma Nushit, ku janë?! Pazari u thellua në skandalin tjetër, që një “mendje” e stërvitur nga ish-ministri Ilir Beqja, kërcënoi punonjësit e labaoratorëve se, nëse nuk certifikoheshin me “mastër laboratorik”, do të hidheshin në rrugë prej koncesionarit, paçka se koncesioanri nuk dihej kush ishte ende (dihej prej pazarxhiut Beqja). Dhe ata paguan masterzimin me nga 2 milionë lekë nga xhepi në një qendër universitare mjekësore private që ka si bashkëpronar edhe ish-ministrin Ilir Beqja, por që tani janë njoftuar se nuk do të jenë pjesë e strukturës së shërbimit të koncesionit, mbasi ai do të bashkojë biznesin me “Check-up”-in e Vilma Nushit, për të cilën thuhet se e ka krejt këtë koncesion, në pronësi të saj. 

Model që zbatohet vetëm në një vend “geto” të Afrikës… 

Kujtojmë që koncesioni i laboratorëve i miratuar nga “Rilindja” është një model që Vilma Nushi e ka sjellë nga shteti Lesotho, (vend afrikan në kufi me Botsvanën), si i vetmi vend në botë që e aplikoi dhe e ndaloi për shkak se i “griu” fondet e shëndetësisë! Ky projekt në siglën PPP “Partneritet Publik Privat” u eksperimentua me laboratorët e disa spitaleve kanadeze,n si projekt pilot, në vitet 1995-1996 në Spitalin e Torontos, në spitalin “Suunybrook” ku dështoi plotësisht! në një raport të posaçëm dërguar edhe kryeministrit Rama, BE Shprehet:n Ky lloj partneriteti në shëndetësi nuk ka asnjë evidencë shkencore, për të provuar se PPP ka kosto dhe efikasitet të krahasueshëm me format publike të financimit në menaxhimin e shëndetit, ndaj nuk duhet aplikuar”! Një provë të tillë e dha “Check-up”, i cili dështoi plotësisht. 
Ja dhe 3 koncesione të tjerë në shëndetësi, gati për t’u dhënë 
Monitorimi online i qarkullimit të ilaçeve: Koncesioni për monitorimin online të lëvizjeve të barnave në depot e kontraktuara ka për qëllim realizimin e regjistrimit on- line të aktivitetit të distributorëve farmaceutikë. Autoriteti kontraktor është Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Regjistri elektronik (EHR): Është koncesioni i Regjistrit Elektronik të Rekordeve Shëndetësore Electronic Health Record (EHR) që ka nisur nga data 1 shkurt 2017. Ky regjistër do të jetë një portal mbi historikun e pacientit nga informacioni i sistemeve që Fondi disponon. Do të krijohet një databazë shëndetësor, për çdo pacient.

Receta Elektronike (e-Prescription): Është koncesioni që ka në themel, përshkrimin on line të barnave të rimbursuara. Autoriteti kontraktor është Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Ky projekt me partneritet publik-privat, ka nisur të aplikohet që në disa qytete si “projekt pilot” dhe brenda vitit 2017 do të aplikohet në të gjithë Shqipërinë.
MINISTRIA E SHËNDETËSISË 
FORMULARI I NJOFTIMIT TË OFERTUESIT FITUES 

Njoftimi Buletini Nr. 16 datë 24 Prill 2017
Për: BOE Labopharma Sh.p.k (AL) (%41.7) & Exalab France (%25) & AB Laborator Solutions B.V (%33.3) Holandë, me përfaqësues Labopharma Sh.p.k, Adresa: Rr. Siri Kodra, Nr. 149, Tiranë, (Marrëveshje konsorciumi Nr. KOL 603, Nr.REP 189/3, RpR/12877/I/Power Of Attorney). 
Përshkrim i shkurtër i Procedurës së Prokurimit: “Koncesioni/Partneriteti Publik Privat për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjës”.