Në prag të Kampionatit Europian, UEFA me plan të ri masash: Rritet numri i lojtarëve të grumbulluar

224
Sigal

Në prag të Kampionatit Europian i cili do të zhvillohet këtë verë, UEFA ka menduar të ndërmarrë disa rregulla të reja, të cilat janë kërkuar nga një pjesë e shteteve që do të marrin pjesë në këtë kompeticion.

Sipas gazetës italiane “La Repubblica”, rregulli i parë ka të bëjë më numrin e lojtarëve të grumbulluar që pritet të bëhet nga 23 që është momentalisht, në 25. Ndërsa rregulli tjetër ka të bëjë me vaksinimin e lojtarëve, gjë që UEFA e ka kundërshtuar vetëm në rast se ka ndonjë arsye specifike nga qeveritë kombëtare.

Pikë tjetër është edhe aprovimi i 4 qyteteve të tjera, Romës, Dublinit, Monakos dhe Bilbaos nëse janë të gatshme apo jo të presin ndeshje eliminatore të Europianit. Vendimet pritet të merren javën tjetër në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.