Liga e Kampioneve, Zidane: Ne dhe Juventusi jemi 50 me 50 përqind

566
“Kemi punuar shumë gjatë gjithë vitit dhe tashmë jemi gati. Nuk ka asnjë presion këtë herë. Thonë se jemi favoritë? E kanë thënë gjithnjë, por në një finale mund të ndodhë gjithcka. Ne dhe Juventusi jemi 50 me 50 përqind”.

Kështu është shprehur Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit.

“Nuk besoj, theksoi ai, se Juventusi luan i mbyllur. Skuadra bardhezi është krejt ndryshe. Ndaj them se do të jetë një ndeshje shumë e mirë dhe e hapur”.
Sigal