Në Itali të sigurt, ky trajner nesër zyrtarizohet te Shqipëria

496
Ndonëse nuk ka asgjë zyrtare nga Federata Shqiptare e Futbollit, në Itali janë të sigurt se Christian Panucci do të jetë pasardhës i Gianni de Biasit te Shqipëria.Mediet kryesore në Itali, sot gjatë gjithë ditës kanë raportuar për marrëveshjen e arritur mes FSHF-së dhe ish lojtarit të Romës, Interit e Real Madridit.Panucci pritet që gjatë ditës së nesërme të nënshkruaj me Shqipërinë, duke i mposhtur në garë për këtë post Filippo Inzaghin, Giancarlo Camolese dhe Clarence Seedorfin.44 vjeçari nuk ka përvojë edhe aq të madhe në zejen e trajnerit, përvoja më e madhe mbetet drejtimi i Livornos.


Sigal