“Kryeministër i drejtorëve, i timonit, tepsive dhe tiganëve”, shpërthen Vasili i LSI-së

493
Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga Berati për drejtorët e LSI-së dhe koalicionin me këtë forcë politike, ka reaguar vetë kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili.
Përmes një statusi në ‘Facebook’, Vasili shkruan se vetë Rama e tregon veten se çfarë kryeministri është ndaj u bën thirrje qytetarëve që të mos humbin kohën duke e dëgjuar.
“Ky Rama është kryeministër i drejtorëve, i timonit, tepsive dhe tiganëve, se për damllanë e Triestes, nga ku u kthye zbathur pa asnjë projekt, nuk qenka ky kryeministër. Dembel pa shërim, mendje djerrë nga idetë dhe llafazan ambulant: ky është kryeministri ynë, ndaj shihni punën e mos vrisni kohën ta dëgjoni”, ka shkruan Vasili në ‘Facebook’.
Sigal