Arsenali e ka seriozisht, josh me miliona yllin e Manchester Cityt

137
Sigal

Arsenali dëshiron të përforcohet në sulm. Një nga emrat e përfolur është Gabriel Jesus, ylli i Manchester Cityt. Sipas The Sun, Gunners janë të gatshëm të bëjnë një ofertë të çmendur, e cila vështirë se do të refuzohet nga braziliani.

Klubi londinez ofron në pjatë një kontratë 4 vjeçare, me Gabriel Jesus që do përfitonte 190 mijë paund në javë (Aktualisht te City merr 110 mijë paund në javë).

E thënë ndryshe, 25 vjeçari do bënte të vetat në vit 11 milionë euro, nëse vesh fanellën e Arsenalit.Një problem që mund të pengojë një tratativë të mundshme mes palëve është fakti se ekipi i Artetas nuk është kualifikuar në Champions League.